(VIDEO) Mickoski pret që dizeli të ulet për 2,5 denarë dhe benzina për 1,5 denarë
MARKETING
Qeveria pret që javën e ardhshme Komisioni Rregullator i Energjetikës të marrë vendim për uljen e çmimeve të karburanteve. Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë konferencës së sotme për media, tha se vazhdimisht ndjekin situatën në tregjet energjetike dhe bëjnë analiza dhe përllogaritje me qëllim që t’i parashikojmë në kohë lëvizjet e çmimeve të derivateve të naftës dhe benzinave. Ai tha se në bazë të analizave dhe përllogartijeve që kanë bërë, benzinat eurosuper 95 dhe 98 të ulen për 1,5 denarë në vend, ndwrsa dizeli të ulet për 2,5 denarë. Këto konsiderohen si çmime minimale, pasi mbi to do të shtohet edhe ulja shtesë që ofron OKTA — 2 denarë për benzinat dhe 3 denarë për dizelin. Mickoski pretendon se vendi ka çmimet më të ulëta në rajon, gjë që ka bërë të rritet konsumi i karburanteve, i cili sipas tij, ka ditë që arrin edhe deri në 2 milionë litra në ditë.
MARKETING
Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së
“Mbetemi edhe javën tjetër në masat që kemi vendosur ndërsa ato janë ulja e TVSH-së nga 18 në 10% dhe njëkohësisht ai vendim me të cilin harmonizohen akcizat në bazë të lëvizjeve të bursave në treg ndërsa për bursa referuese në treg është ajo italiane. Duhet ta përmend edhe njëherë se kemi ditë kur konsumi rritet edhe për 30% në krahasim me atë që ishte mesatare në të kaluarën. Presion më i madh bëhet në kufirin verior, perëndimor dhe jugor”.
I pyetur rreth çmimeve të produkteve ushqimore, përkatësisht nëse inspektorati ka vërejtur rritje të çmimeve këtë periudhë, Mickoski tha se kjo do të analizohet në seancën e ardhshme të qeverisë.
Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së
“Në seancën e ardhshme qeveritare do të kemi raport dhe analizë krahasuese dhe obliguam Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës së bashku me Inspektoratin e Tregut të përgatisë një raport të tillë, ta dorëzojë në kabinetin tim për shqyrtim, të bëjmë një analizë në seancën e ardhshme qeveritare dhe në bazë të asaj analize më tej do të reagojmë si qeveri”.
Ditë më parë, kryeministri paralajmëroi masa të reja ekonomike pas Festës së Pashkëve, të cilat do të fokusohen te një kategori e veçantë e qytetarëve dhe produktet ushqimore, përkatësisht në uljen e TVSH-së dhe marzhës.
Teuta Buçi /SHENJA/

