(VIDEO) Mickoski përdor fjalën “kaur” në Kuvend, fjalori i kryeminsitrit përplas partitë shqiptare

(VIDEO) Mickoski përdor fjalën “kaur” në Kuvend, fjalori i kryeminsitrit përplas partitë shqiptare

HRISTIJAN MICKOSKI, KUVEND

Unë e di se cila është strategjia juaj për këto zgjedhje lokale. Të mos lejojmë që kaurët në Gostivar, në Tetovë të na zgjedhin kryetar komune, e di cila është strategjia juaj”

Kjo deklaratë e bujshe e kryeministrit Hristijan Mickoski, ka ndezuar reagime të ashpra ndërmjet partive shqiptare opozitë dhe pozitë. Nga foltoret e Kuvendit, deri te postimet e zjarrta në rrjetet sociale, zërat kritikë nuk kanë munguar.

Nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, pyesin koalicionin VLEN, se a pajtohen ata me fjalorin e Mickoskit.

ALEANCA PËR SHQIPTARËT

Pyesim eksponentët e grupimit politik VLEN nëse pajtoheni me gjuhën e përdorur nga kryeministri Mickoski, dhe a ndjehen edhe ata, ashtu siç potencoi ai. Nëse nuk reagoni ndaj kësaj deklarate, atëherë lind pyetja e pashmangshme: A është heshtja juaj shenjë dakordësie? Dhe nëse po, cilat janë vlerat që pretendoni se përfaqësoni? Në momente të tilla, qëndrimi nuk është opsion është detyrim politik dhe moral”.

Ndërkohë, edhe nga koalicioni VLEN, kanë reagur në formë të pyetjeve, të cilët i’a kanë parashtruar drejtpërdrejt Arben Taravarit.

VLEN

Pse Taravari e luste Mickoskin që ta marrë BDI-në në Qeveri? Pse ky njeri vepronte tinëz për ta ngjallur kufomën politike siç e quante ai? Këto përgjigje ua ka borxh qytetarëve që ua kërkoi votën për ndryshimin e së keqes të quajtur BDI pak muaj më parë. Sot më nuk ka asnjë dyshim se plani i Artan Grubit dhe Arben Taravarit ka qenë i qartë të rrëzohet VLEN-i si përfaqësues i vullnetit të shqiptarëve dhe të kthehet BDI në pushtet nga dritarja, pasi populli e kishte nxjerrë nga dera”.

Kujtojmë se kryeministri Mickoski dhe deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, të ejten, në foltorën e kuvendit, gjatë seancës së pyetjeve të deputetëve janë përplasur ashpër në mënyra deklarative.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING