(VIDEO) Mickoski paralajmëron formimin e një platforme maqedonase për ardhmërinë

(VIDEO) Mickoski paralajmëron formimin e një platforme maqedonase për ardhmërinë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski propozon krijimin e një platforme maqedonase për ardhmërinë. Në fjalimin e tij të mbajtur në ceremoninë solemne të shënimit të përvjetorit të pavarësisë së shtetit, Mickoski tha se është i gatshëm të bisedojë për çdo çështje, por se, nuk është i gatshëm të lëshojë pe me çdo çmim. Ai tha se, duhet të ketë pajtueshmëri të përgjithshme për përmbushjen e qëllimit strategjik që është anëtarësimi në BE, pasi siç theksoi, nuk kemi alternative tjetër dhe as nuk ekziston ndonjë shans tjetër reale.

Hristijan Mickoski, Kryeministër

Pranojeni atë që unë ofroj si platformë. Le të ulemi të gjitha partitë dhe të gjithë aktorë në një tryezë të përbashkët dhe të ndërtojmë një platformë maqedonase për veprim, për të ardhmen dhe epokën e ardhshme. Nga ne varet, e ardhmja është në duart tona dhe ne mund ta bëjmë. Me këtë rast dua t’i drejtohem opozitës, e cila po zhytet në mungesë ideje dhe konstruktiviteti. Ju bëj thirrje të ndaloni lojërat destruktive. Ka ardhur koha që ju të hapni një faqe të re në të cilën do të jeni pjesëmarrës aktiv në ndërtimin e shtetit të përbashkët. Opozita e fortë është e rëndësisë thelbësore”.

Ai më tej shtoi se, Qeveria dhe shoqëria nuk duhet të devijojë nga rruga evropiane, por në të njëjtën kohë duhet të dimë ndjenjën e hidhur që ka secili prej nesh se po presim shumë në dyert e Unionit dhe besimin në një të ardhme të tillë sulmohet nga pengesa të panumërta politike. Për këtë, ai i bëri thirrje opozitës që të pastrojë krimin nga radhët e tyre dhe të reformohen dhe të pranojnë ofertën e tij.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING