(VIDEO) Mickoski paralajmëroi tregtarët: Mos e shfrytëzoni situatën për t’i rritur çmimet!

(VIDEO) Mickoski paralajmëroi tregtarët: Mos e shfrytëzoni situatën për t’i rritur çmimet!

Kryeministri Hristijan Mickoski iu bënë thirrje marketeve që mos ta shfrytëzojnë situatën e për t’i rritur çmimet, sepse në të kundërt edhe Qeveria do të marrë masa ndaj tyre. Kryeministri bëri me dije se të mërkurën do të zhvilloj takim me përfaqësues të zinxhirit të marketeve për të ju thënë se pret që të sillen fer me qytetarët, që edhe Qeveria jetë fer me to.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Unë gjatë ditës së nesërme, kam takim me zinxhirin e supermarketeve, hipermarketeve. Dua të bisedoj me ato, që mos ta shfrytëzojnë tani këtë presion dhe menjëherë ti rrisin çmimet dhe presioni të bie tek shporta konsumatore e qytetarëve, që të mos duhet ne si Qeveri të ndërmarrim lloj tjetër të masave ofensive. Komisioni për Mbrojtjen e Konkurencës dhe Komisioni Shtetëror i Tregut do të ndjekin sjelljen e tregtarëve të produkteve me pakicë dhe shumicë dhe në bazë të reagimit të tyre, ashtu do të sillet edhe Qeveria”.

Edhe nga Inspektorati i Tregut tregohen të rreptë për tregtarët që mendojnë të rrisin çmimet e produkteve. Ata paralajmërojnë kontrolle strikte prandaj kërkojnë që tregtarët të sillen me përgjegjësi.

Vllatko Stojkoski, drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut

Që nga sot do të formohet një ekip, po përgatisim një plan operativ dhe do të ketë kontrolle inspektuese nëpër markete, te distributorët, importuesit dhe prodhuesit e ushqimit, kështu që në periudhën e ardhshme do t’i përkushtohemi në mënyrë strikte kësaj çështjeje. Shpresoj në arsyeshmërinë e tregtarëve duke pasur parasysh se edhe bota po përballet me një krizë ekonomike globale dhe pres edhe përgjegjësi të tyre shoqërore”.

 

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING