(VIDEO) Mickoski paralajmëroi masa të reja ekonomike pas pashkëve, LSDM akuzon
MARKETING
Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi masa të reja ekonomike pas Festës së Pashkëve. Siç bëri me dije ai, masat e reja fokusohen tek një kategori e veçantë e qytetarëve dhe në produktet ushqimore, gjegjësisht uljen e TVSH-së dhe marzhës.
MARKETING
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Masat e ardhshme do të ishin të targetuara për grupe të caktuara të qytetarëve dhe produkte të caktuara. Flas këtu para se gjithash për produktet ushqimore bazë. Ato masa do të kombinoheshin edhe me uljen e vlerës së shtuar, por edhe me kufizimin e marzhës së fitimit. Në këtë drejtim do të ishin masat”.
Sipas llogaritjeve të qeverisë, inflacioni për marsin pritet të jetë midis 4.5 dhe 5 për qind. Ndërsa shtoi se një rritje e lehtë u vu re në gjysmën e dytë të marsit.
Nga LSDM kritikojnë pushtetin se kanë marrë masa të vonuara, se nuk i kanë pranuar të gjitha propozimet e tyre dhe faturën po e paguajnë qytetarët.
Jovana Trençevska, nënkryetare e LSDM-së
“Deklaratat dhe arsyetimet e pushtetit janë absurd. Mickoski thoshte se ne jemi ‘ekonomia e tretë më e madhe në Evropë’, ndërsa zëdhënësja e tij Marija Miteva thotë se PBB-ja po rritet me 2.8%. Pra, nëse jemi ekonomia e tretë më e madhe në Evropë, pse nuk është rritur paga minimale në 600 euro dhe pse nuk janë futur paketa të posaçme ndihme për qytetarët në nevojë?”
Në seancën ejashtëzakonshme të Qeverisë që u mbajtë të dielën, u mor vendim për uljen e akcizës së derivateve të naftës dhe vazhduan masën për uljen e TVSH-së së derivateve.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

