(VIDEO) Mickoski paralajmëroi investime të huaja në vlerë prej 80 milionë euro
Kryeministri Hristian Mickoski gjatë vizitës së tij në kompaninë Alkaloid ka paralajmëruar cikël të ri të investimeve të huaja dhe vendore. Në prononcimin e tij, Mickoski ka thënë se aktualisht dy kompani kanë paralajmëruar investime në vendin tonë, ndërkaq deklaroi se edhe tre të tjera pritet ta konfirmojnë këtë deri para festave të fund vitit.
HRISTIAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Mund të them se aktualisht kemi dy konfirmime, një kompani turke dhe një gjermane, të cilët në tërësi do të investojnë afërsisht 80 milion euro, eksportin të cilin të dy kompanitë do ta bëjnë nga Maqedonia do të jetë mbi 200 milion euro. Të dy kompanitë pritet të hapin afërsisht 1 mijë vende të reja të punës“.
Ndërkaq, drejtori gjeneral i kompanisë, Alkaloid, Zhivko Mukaetov, ka thënë se si kompania, vitin 2025 e mbyllin me bilanc pozitiv edhe pse të njëjtin e vlerëson si vit sfidues.
ZHIVKO MUKAETOV, DREJTOR GJENERAL i ALKALOID
“Ishte vit sfidues por mund të konstatoj se vitin e mbyllim me bilanc pozitiv, më shumë se ne e kemi parashikuar. Të ardhurat e përgjithshme për këtë vit janë diku 335 milion euro dhe me shifra rekord të eksportit me mbi 220 milion euro, sinqerisht jamë shumë i kënaqur”.
Në vizitë me kryeministrin ishte edhe ministri i shëndetësisë Azir Aliu po edhe eksponent nga Qeveria. Ndryshe, Alkaloidi është kompani për prodhimin e barnave, përpunimin e lëndëve të para bimore, si dhe prodhimin e produkteve kozmetike dhe kimike.
Mevludin Imeri /SHENJA/

