(VIDEO) Mickoski: Opozita shqiptare të mos bjerë në “prehrin e BDI-së”!

(VIDEO) Mickoski: Opozita shqiptare të mos bjerë në “prehrin e BDI-së”!

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski tha se pret që konsolidimi i partive opozitare shqiptare të kontribuojë me qëndrimet e tyre drejt shekullit të 21-të, pa hyrë, siç tha ai, në lojën e BDI-së.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Çdo garë në skenën politike është e mirëseardhur. Vlerësoj që partitë opozitare shqiptare do të ofrojnë diçka që është vizion i së ardhmes, jo vizion i së shkuarës. Besoj se do të dalin nga kjo lojë që do të mundohen ta imponojnë Ali Ahmeti dhe kampionët e BDI-së, që është retorikë nacionaliste dhe shoviniste”.

Sa i përket zgjedhjeve Mickoski tha se pret që të mbizotërojnë interesat shtetërore dhe në 2 javët e ardhëshme të arrijmë konsensus për datën e zgjedhjeve me një kosto. Lideri i opozitës maqedonase, theksoi se qytetarët nuk duhet të ngarkohen me shpenzime të dyfishta dhe se pas zgjedhjeve të krijohet një qeveri e zgjedhur nga populli. Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING