(VIDEO) Mickoski: Nuk na kanë trajtuar me drejtësi

“Duhet ta shfrytëzojmë këtë ditë për të dërguar një mesazh të qartë politik: Po anëtarësimit në BE, por jo kushteve dypalëshe dhe po garancive nga Këshilli Evropian”, kështu ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski, në fjalimin e tij në Akademinë Ceremoniale në Prilep në shënimin e 11 Tetorit. Ai tha se Këshilli Evropian duhet të garantojë se s’ka më veto dhe pengesa për shkak të çështjeve dypalëshe.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Duhet ta shfrytëzojmë këtë ditë për të dërguar një mesazh të qartë politik: Po anëtarësimit në BE. Jemi të vetëdijshëm se ajo rrugë nuk ishte e drejtë për ne dhe nuk do të jetë e drejtë. Por jo kushteve dypalëshe dhe po garancive nga Këshilli Evropian, i cili duhet ta bëjë këtë nëse vërtet dëshiron ta shohë këtë vend të vogël që ka treguar shumë herë në histori se vendi i tij është së bashku me ta në bashkësinë e kombeve evropiane”
Mickoski theksoi se pengesa jonë e madhe në rrugën drejt BE-së është problemi me fqinjin tonë lindor dhe i ashtuquajturi propozim francez që e pranoi vetë qeveria e mëparshme.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Tani kjo është pengesa që duhet të hiqet. Por të mos harrojmë një hipokrizi të madhe që mund të shihet në faktin se të njëjtët njerëz që na bindën se nuk ka asgjë më të mirë se ai propozim dhe se identiteti po mbrohet, tani po përpiqen përmes një manovre politike t’i vizatojnë disa vija të kuqe që duhet të na mbrojnë nga propozimi që ata në mënyrë injorante, egoiste, e pranuan vetë pa pyetur opozitën e atëhershme dhe qytetarët”.
Mickoski tha se frika dhe shqetësimi kryesor tek qytetarët është rreth pyetjes kyçe se nëse ky do të jetë lëshimi i fundit dhe nëse pranimi i këtij propozimi do t’i japë fund serisë së lëshimeve që po bëhen vazhdimisht në dëm të interesave kombëtare dhe shtetërore.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/