(VIDEO) Mickoski nuk merr asnjë ministër të VLEN-it në Hungari

(VIDEO) Mickoski nuk merr asnjë ministër të VLEN-it në Hungari

Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili po qëndron në Hungari për një vizitë zyrtare bashkë me një pjesë të ministrave të qeverisë së tij, por jo edhe funksionarë dhe ministra të koaliconit VLEN, të cilët po ashtu janë pjesë e qeverisë. Ndërkaq, këtë e ka komentuar kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i cili tha se në Budapest ka shkuar ministrat të cilët duhej të nënshkruanin projekte e marrëveshje konkrete.

BILALL KASAMI,KRYETAR I LËVIZJES BESA

Po i bie se nuk ka pasur ndonjë projekt konkret, ndonjë marrëveshje konkrete, ne me Hungarinë si vend i BE-së kemi relacione të mira, nëse në të ardhmen do të ketë ndonjë situatë të tillë me ministri të udhëhequr nga kuadrot e VLEN, sigurisht që do të jetë pjesë e këtyre projekteve”.

Kasami foli edhe situatën politike në vend, pasi nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, për TV21 ka thënë se do të ketë krizë politike, dhe mund të mos ketë zgjedhje lokale, në rast se Gjykata Kushtetuese prek gjuhën shqipe. Kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami thotë se mund të përsëritet rasti i tendave, kur edhe u publikua lajmi për futjen e Artan Grubit në listën e zezë.

BILAL KASAMI,KRYETAR I LËVIZJES BESA

Nuk dua Bujar Osmanin ta përkujtojë me momentin e tendës, e dimë ne kur nisën një projekt të tillë, për të krijuar tensione në Maqedoninë e Veriut, për të bërë probleme, kur me një kolegun tuaj, i cili u vendos në tendën e tyre, veç nisën një projekt të tillë, kur e uli kokën dhe doli, nuk e dinte edhe ai si doli nga ajo tendë. Bujar Osmani të mos ballafaqohet sërish me një situatë të ngjashme, kur do të duhet të dalë dhe të nisin ndonjë tentim për të destabilizim të Maqedonisë, të dalë ndonjë padi edhe më e madhe për ndonjë funksionar tjetër”.

Kujtojmë se në shtator të vitit të kaluar, kryeministri hungarez Viktor Orban ishte në Ohër në kuadër të vizitës së tij zyrtare, nga ku edhe në atë vizitë, vetëm ministri Për Çështje Europiane, Orhan Murtezani, kuadër i koalicionit VLEN ishte i pranishëm.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING