(VIDEO) Mickoski: Nuk kemi diskutuar për zëvendësuesin e Mexhitit
Edhe pse në opinion emri i Bekim Sali përmendet si zëvendësues i Izet Mexhitit, të njëjtën ende nuk e konfirmon kryeministri dhe kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickosk, i cili në prononcimin e fundit përsëriti se për personalitetin e Salit gëzon shumë respekt dhe ka mendim pozitiv megjithatë sqaroi se çështja e emërimit të pasardhësit të Mexhitit ende nuk është hapur për diskutim.
HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR
“Sa i përket lëvizjeve strukturore në Qeveri, ende nuk kemi biseduar dhe diskutuar, jam i hapur për diskutim, por se dikush, është dakorduar me VMRO-në si parti më e madhe në Maqedoni, Qeveri dhe Kuvend, mund të them se jo, marrëveshje nuk ka. E thash, deri më tani nuk është diskutuar, nuk them që nuk do të diskutohet, mund edhe ta diskutojmë por duhet mbajtur llogari se VMRO-DPMNE-ja si parti politike është me e madhja në Maqedoni dhe se mandatar jam unë dhe logjikisht, fjalën e fundit do e them unë”.
Kryeministri foli edhe për emërimin e personave të “besueshëm” të Qeverisë në Gostivar, Vrapçishtë dhe komunat tjera në të cilat nuk u arrit cenzusi dhe zgjedhjet u shpallën të pavlefshme. Ai tha se brenda dy javëve me partnerët e koalicionit do t’i diskutojnë edhe emrat që do ti vendosin në këto pozita.
HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR
“Pasi të përmbyllet procesi zgjedhor, KSHZ-ja e njofton Qeverinë, pres që kjo të ndodhë brenda javës së ardhëshme, pastaj Qeveria ka afat prej 15 ditësh të veprojë dhe të njoftojë KSHZ-në dhe Kuvendin që Kuvendi brenda 60 ditësh të organizojë zgjedhje në ato komuna që nuk u arrit cenzsi. Në zgjedhjet e reja, nuk ka më cenzus për dalje. Pres që javën tjetër, të ulemi me partnerët e koalicionit dhe ti propozojmë emrat që do të jenë të besueshmit e Qeverisë në këto komuna”.
Kujtojmë se, në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale në komunat Gostivar, Qendër Zhupë, Mavrovë-Rostushë dhe Vrapçisht nuk u arrit censusi i daljes së votuesve me çka zgjedhjet u shpallën të pavlefshme. Në këtë mënyrë, në këtë komuna do të ketë përsëritje të zgjedhjeve.
Mevludin Imeri /SHENJA/

