(VIDEO) Mickoski: Nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme

(VIDEO) Mickoski: Nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme

Edhe pse fillimisht ai bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare, kryeministri Hristijan Mickoski, ndërron mendje. Ai thotë se VMRO-DPMNE është e gatshme që nesër të shkoj në zgjedhje, por r shton pyetjen retorike nëse ia vlen të harxhohen 10 milionë euro para të qytetarëve, që edhe njëherë LSDM të përballet me humbje. Kryeministri ka shtuar se ai do të zgjedh të përvesh mëngët dhe të punoj për të mirën e qytetarëve pasi kjo qeveri sipas tij, ka prioritet realizimin e mandatin të plotë.

Kurse LSDM-së dhe BDI-së që pranuan që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme, Mickoski u sugjeroi që ata fillimisht të freskohen kadrovikisht dhe në programe.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Unë do ju sugjeroja dy partive më të mëdha opozitare, që në koalicionin e tyre opozitar të freskohen në programe dhe në kuadro dhe këtë ta tregojnë në zgjedhjet lokale dhe atëherë mund të flasim nëse do të ketë nevojë ose jo për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ja 10 muaj nga tani janë zgjedhjet lokale, do ketë edhe fushatë zyrtare”.

Se nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, tha edhe partneri i tij i koalicionit Bilall Kasami. Kasami u shpreh se opozita është e çorientuar, dhe se nuk e di se çfarë zgjedhje duhet të kemi.

Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa

“Ne vlerësojmë që Maqedonia e Veriut nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamnetare. Për më shumë që kemi një shumicë stable. Qeveria punon seriozisht në realizim të projekteve që i kemi premtuar në zgjedhje”.

Zgjedhjet e rregullta lokale pritet të mbahen në vjeshtën e viti që po vjen. Ndërsa partitë opozitare po kërkojnë që së bashku me lokalet, të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING