(VIDEO) Mickoski: Nuk do të përzihemi në punën e sistemit gjyqësor

Si Qeveri nuk e kemi ndërmend që të përzihemi në asgjë vendim dhe në asnjë përzgjedhje në punën e gjyqsorit. Kështu u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski, i cili tha se për BDI-në kjo gjë tingëllon e panjohur. Sipas Mickoskit disa gjykatës dhe prokuror kanë marrë direktiva nga selitë e BDI-së në Reçicë dhe të LSDM-së në Bihaçka, për krijimin e politikave të tyre.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Porosia e ambasadës së SHBA-së është se nuk është e lejuar ndërhyjra në pushtetin gjyqsor, diçka që për BDI-në është e panjohur sepse ata janë mësuar që prokurorë, gjyqtarë së bashku me koaliconet e tyre të mëparshme LSDM-në, bredna selive të partive të tyre ti krijojnë politikat e tyre, të individëve, sepse jo të gjithë prokurorët dhe gjykatësit janë pjesë e asaj strukture, të cilët kanë marrë direktiva nga selitë në Reçicë dhe Bihaçka dhe prandaj qytetarët ndjehen se drejtësia nuk ka funksionuar për të gjithë njësoj”.
Ndërsa, i pyetur për deklaratën e prokurorit publik Lupço Kocevskit se nuk mendon se ka bërë shkelje të rëndë disciplinore, Mickoski u shpreh se ai personalisht nuk pajtohet apsolutisht me qëndrimin dhe mendimin e Kocevskit. Më tej tha se për punën e Kocevskit do të kenë çfarë të thonë ato të cilët e kanë zgjedhur, që janë deputetët, kur të vije në Kuvend propozimi për shkarkim dhe aty siç shtoi ai, do të mund të komentohet për argumentet nëse ato do të kontestojnë ose demantojnë qëndrimin e Kocevskit.
Një ditë më parë, prokurori Kocevski tha se për propozimin për shkarkim ai do të deklarohet me shkrim detajisht, por shtoi se fillimisht sipas asaj që ka parë, nuk mendon se ka bërë shkelje të rëndë disciplinore. Pasi të krijoj mendim për propozimin për shkarkimin e Kocevskit, Këshilli i Prokurorëve, propozimi dorëzohet në Kuvend, aty ku do të debatohet dhe vendoset nëse ai do të shkarkohet. Në atë seancë do të mund të marrë pjesë edhe prokurori republikan Kocevski.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/