(VIDEO) Mickoski: Nëse ka vullnet mund t’i miratojmë ndryshimet në kodin zgjedhor

(VIDEO) Mickoski: Nëse ka vullnet mund t’i miratojmë ndryshimet në kodin zgjedhor

Kryeministri Hristijan Mickoski u shpreh se koalicioni qeverisës është i gatshëm të miratoj ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në rast se ekziston vullnet politik. Sipas tij, ky ligj është bllokuar në Kuvend nga një parti politike opozitare sepse duan që anëtari i tyre i komisionit të mund të vendos veto në vendimet e komisionit dhe të këshillave zgjedhore komunale.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Kodi zgjedhor është përfunduar dhe tashmë disa muaj është në procedurë parlamentare. Me sa e di, ai është bllokuar nga një parti opozitare përshkak të disa kërkesave që nuk kanë asnjë logjikë. Njëra nga kërkesat është që cilido anëtarë i KSHZ-së, pa dallim të shumicës, të mund të vendos veto dhe ajo të jetë apsolute. Një gjë e tillë nuk ekziston në praktikën botërore. Por, nëse ekziston vullnet politik, ne si koalicion qeverisës jemi apsolutisht të gatshëm që kjo pikë të vendoset në rend dite dhe të kryhet me këtë”.

Sipas kryetarit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor Boris Kondarko, ne rast se deputetët e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, VLEN-it dhe BDI-së edhe më tej nuk do t’i miratojnë ndryshimet e nevojshme të Kodit Zgjedhor, KSHZ do të sjellë udhëzim për kandidim të kandidatëve të pavarur pa mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme.

Zgjedhjet lokale janë caktuar për më 19 tetor. Kryeministri Micoski edhe njëherë u shpreh i bindur se do të jenë fitues apsolut.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING