(VIDEO) Mickoski: Nëse ka rritje drastike të çmimeve, Qeveria do të intervenojë

(VIDEO) Mickoski: Nëse ka rritje drastike të çmimeve, Qeveria do të intervenojë

Nëse do të ketë rritje të menjëhershme dramatike të çmimeve të naftës dhe derivateve të naftës, Qeveria do të intervenoj. Kështu u përgjigj kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen nëse pritet të rriten çmimet nga Komisioni Rregullator i Energjetikës, edhe pse siç u shpreh KRRE është trup i pavarur dhe nuk ai nuk i komenton vendimet e tij.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Nëse ka një rritje të menjëhershme dramatike ne si Qeveri të martën në seancë të Qeverisë do të intervenojmë, kemi disa opcione në dispozicion, nëse do të ulim akcizat, apo tatimin e vlerës së shtuar. Kështu që ne si Qeveri, apsolutisht do të jemi në anën e asaj që është interesi jonë dhe ai është standardi i qytetarëve”.

Kryeministri njoftoi se kanë pasur takim me distributorët e naftës dhe derivateve të naftës dhe se konkluzioni i përbashkët i atij takimi, është që apsolutisht ka naftë të mjaftueshme në shtet dhe porositi qytetarët që të jenë të qetë.

I pyetur për informacione se në disa pompa të bënzinës ka qenë e ndaluar të mbushja e veturës pas orës 22:00, me qëllim që naftën që e kanë blerë me çmim më të lirë, ta ruajnë për ta shitur më shtrenjtë, kryeministri paralajëmroi sanksionimin e tyre.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Kishte informacione të tilla. Inspektorati Shtetërori Tregut është në terren. Kemi informacione nga terreni se çfarë po ndodh, kështu që çdo sjellje devijante do të sanksionohet sipas ligjit dhe rregullores”.

Çmimet e reja të derivateve të naftës, Komisioni Rregullator i Energjetikës, pritet t’i publikoj të hënën.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING