(VIDEO) Mickoski – Murtezani: Rruga drejt BE-së kërkon vullnet politik dhe transparencë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka shuar shpresat për zhbllokim të procesit eurointegrues këtë vit. Ai në një brifing që mbajti sot me gazetarët, pas vizitës së kryetarit të Këshillit Evropian Antonio Koshta në Sofje, tha se pret që në fillim të vitit të ardhshëm të lëvizin gjërat në pjesën e garancave se, ndryshimet kushtetuese do të jetë kërkesa e fundit e rrugës së vend drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Ai tha se për zgjidhje të këtij problemi duhen veprime të fuqishme të cilat sipas tij, mund të vijnë në fillim të vitit të ardhëshëm, duke shtuar se, çelësi i kësaj çështjeje është që të dyja palët të kenë vullnet të mirë
HRISTIAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Kam biseduar me Presidentin e Këshillit të BE-së, Costa, pasi mbaroi vizita e tij në Sofje. Ai tha se ne kemi të drejtë të kërkojmë garanci për shkak të gjithçkaje që kemi bërë në të kaluarën. Pres një lloj lëvizjeje në fillim të vitit të ardhshëm. Bisedova edhe me një kryeministër tjetër, do të thoja, ndër tre vendet e para në BE dhe pritet një veprim më i fuqishëm nga ana e tyre në drejtim të zgjidhjes së kësaj çështjeje”.
Ndërkaq, ministri Murtezani pas këtij birifingu, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se, se procesi i integrimit evropian dhe reformat nga Plani i Rritjes duhen të jenë transparente dhe gjithëpërfshirëse.
ORHAN MURTEZANI, MINISTËR ÇËSHTJE EVROPIANE
“Besoj se së bashku duhet të jemi të vetëdijshëm si për sukseset ashtu edhe për pengesat, sepse ky proces nuk i përket vetëm Ministrisë për Çështje Evropiane, por të gjithëve ne. Evropa është e ardhmja jonë e përbashkët dhe për të realizuar qëllimin tonë të përbashkët duhet të jemi të gjithë të përfshirë, të kujdesemi të gjithë, të punojmë të gjithë, të inkurajohemi të gjithë”.
Kujtojmë se, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Koshta gjatë vizitës së tij, në Sofje, deklaroi se ka ardhur koha që Maqedonia të marrë disa garanci se nuk do të ketë kërkesa të reja për vazhdimin e rrugës evropiane, ka pasur bisedime me përfaqësues të Maqedonisë, dhe janë pajtuar se ndryshimet kushtetuese duhet të jenë kërkesa e fundit në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe se duhet të merren disa garanci për këtë.
Mevludin Imeri /SHENJA/