(VIDEO) Mickoski: Ministrat mund të jenë edhe kandidat për kryetarë komunash

(VIDEO) Mickoski: Ministrat mund të jenë edhe kandidat për kryetarë komunash

Zv/кryeministri Mexhiti dhe ministrat që kanë kandiduar për kryetar komunash do të vazhdojnë ta kryejnë funksionin dhe detyrat e ngarkuara nga Qeveria dhe nuk mendohet për dorëheqje paraprake, deklaroi kryeministri Mickoski, duke shtuar se ky veprim nuk përbën shkelje ligjore.

I pyetur nga gazetarët, Mickoski tregoi nëse është etike të qëndrosh zv. kryeministër, ministër ose drejtor në të njëjtën kohë kur edhe je kandidat për një komunë.

HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

A është etike ose jo, nuk do ta them, do të përmbahem nga komenti. Është praktikë nga e kaluara, a ka qenë edhe aso kohe etike mund të diskutojmë por është fakt se kjo nuk është në kundërshtim me ligjin. Nuk jemi ne politikanët që vlerësojmë moralin e njerëzve dhe personaliteteve. Këtu ne vetëm mund ta respektojmë ligjin.

Për kryeministrin ky është funksionim normal. Ai foli për rikonstruimin e mundëshëm të Qeverisë dhe tregoi se kush do t’i zëvendësoj ministrat në kohë të fushatës zgjedhore.

HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

Secili ministër ka edhe zv.ministër, ata nuk kanë dhënë dorëheqje , është normal që do ti kryejnë obligimet e Qeverisë dhe në kuadër të Ministrive dhe njëkohësisht do të jenë edhe kandidat. Kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodhë, ka ndodhur edhe në të kaluarën.

Kujtojmë, deri më tani kandidat zyrtar për kryetar komune që ka pozitë edhe në ekzekutiv, është zv. kryeministri Izet Mexhiti, Ministri i Politikës Sociale, Fatmir Limani dhe disa dhjetra drejtor.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING