(VIDEO) Mickoski: Maqedonia e Veriut është aleate e besueshme e SHBA-së

(VIDEO) Mickoski: Maqedonia e Veriut  është aleate e besueshme e SHBA-së

Maqedonia e Veriut është aleate e besueshme e SHBA-së. Këtë e tha kryeminsitri Hristijan Mickoski nga Uashingtoni ku po merrë pjesë në një konferencë. Mickoski potencoi se mu prej fillimit të pavarësisë nga ish-Federata jugosllave, Maqedonisa e Veriut ka dy qëllime strategjike, të cilat siç tha ai, ka qenë të bëhet vendi antare e NATO-së dhe antare e BE-së.

HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

Së pari të bëhemi anëtare e barabartë e NATO-s dhe e dyta, të bëhemi anëtare e barabartë e BE-së. Ne u bëmë anëtare e NATO-s, por para kësaj e ndërruam emrin, e ndërruam valutën tonë, e ndërruam Kushtetutën tonë, e ndërruam emrin tonë, sepse dikush nga fqinjët tanë u bë anëtare e NATO-s para nesh dhe e keqpërdori veton për t’i përmbushur kërkesat bilaterale. Nëse kjo nuk është përzierje në punë të brendshme, atëherë çfarë është?

I pari i qeverisë tha se vendi nuk ka mundësi të bëhet anëtare e BE-së, sepse sip tha, sërish kemi presion ta ndryshojmë Kushtetutën tonë.

HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

Nëse Kushtetuta nuk është çështje e brendshme e një vendi sovran, atëherë pyes veten çka është? A thua a është e drejtë kjo? Nëse dikush e kritikon fjalimin, i cili sipas mendimit tim modest ishte mjaft inspirues, duhet t’ia drejtojë gishtin vetes dhe të shohë se çfarë bën. Vlerat evropiane nuk janë bilateralizim i procesit të inkuarimit drejt Unionit”.

Mickoski tha se Maqedonia e Veriut është shtet multietnik, 2/3 e popullatës në vend janë maqedonas, ndërsa shtoi se diaspora maqedonase është konservatore dhe se e njëjta ka mbështetur dhe do ta mbështes Donald Trump.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING