(VIDEO) Mickoski: Lufta e UÇK-së nuk është e pastër, reagon BDI

(VIDEO) Mickoski: Lufta e UÇK-së nuk është e pastër, reagon BDI

Sa afrohen zgjedhjet, aq më shumë hapen tema të ndjeshme. Kryeministri Hristijan Mickoski nuk pajtohet me deklaratën e zëvendësit të tij Izet Mexhiti, se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër. Mickoski u shpreh se për këtë temë me Mexhitin kanë pikëpamje absolutisht të ndryshme.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Lufta e UÇK-së nuk mund të jetë e pastër dhe e drejtë dhe në pritë të vriten pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Por, e them sërisht, këto janë tema që i takojnë të kaluarës, janë mbyllur me Marrëveshjen e Ohrit. Unë bëj apel deri te të gjithë politikanët e arsyeshëm të mos luajnë me kartën e BDI-së dhe të atyre që duan të na kthejnë 25 vite prapa”.

Përkujtesa e vitit 2001 nuk është ‘temë e vjetër’, ajo është kujtesë për çmimin që qytetarët paguan për barazi dhe për Marrëveshjen e Ohrit, e cila sot po shkelet hapur nga qeveria aktuale”. Kështu ju përgjigjën kryeministrit, BDI-ja opozitare.

BDI

Në vend se të na japë leksione se për çfarë duhet të flasim, kryeministri duhet t’u tregojë qytetarëve pse:

shfuqizoi ne mënyrë antikushtetuese përfaqësimin e drejtë dhe adekuat,

propozoi si parti shfuqizimin e ligjit për gjuhën shqipe,

në administratë ende diskriminohen shqiptarët,

gjuha shqipe injorohet nga institucionet,

diaspora shqiptare përjashtohet

koncepti i ‘botës serbe’ është shndërruar në politikë shtetërore”.

Para disa dite, zëvendës kryeministri Izet Mexhiti, duke treguar mbështetje për protestën që u mbajtë në Kosovë në të cilën u kërkua drejtësi për pjesëtarët e UÇK-së, ai kishte shkruar se Lufta e UÇK-së në Kosovë, ajo në Preshëve si dhe në Maqedoni ka qenë e drejtë, e arsyeshme dhe e pastër.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA

MARKETING