(VIDEO) Mickoski: LSDM është totalisht pa ide, nuk kanë as plan e as program
VMRO-DPMNE ka promovuar kandidatët për deputetë, ku nuk kanë munguar akuzat ngaj LSDM-së. Motoja e fushatës së VMROsë dhe koalicionit do të jetë “Maqedonia sërish e jotja!”. Kreu I partisëm, Hristijan Mickoski tha se Maqedonia është vendi më i varfër në Evropë dhe me inflacionin më të lartë, ndërsa shkak I kësaj varfërie siopas tij është LSDM dhe politikat e saja.
Hristijan Mickoski
“LSDM është totalisht pa ide, nuk kanë as plan e as program. Së paku 8 vite më parë kishin një broshurë të quajtur “Për jetën në Maqedoni”, të cilën e pamë si përfundoi dhe në çfarë u kthye, por tani nuk e kanë as atë. Ata nuk kanë asnjë koncept dhe shkojnë në zgjedhje me një lloj liste dëshirash të shkruar në një copë letër. Pa një plan dhe program serioz. Dhe realisht nuk e kam ndërmend këtë fushatë për t’u marrë me ngacmimet dhe shpifjet e tyre negative që kanë 6 vite që më bëjnë mua dhe familjes sime”.
Mickoski theksoi se çdo i treti qytetar është i varfër, ndërsa ne kemi pagat dhe pensionet më të ulëta në Evropë në 6 vitet e fundit. Sipas Mickoskit, Maqedonia po zhytet në korrupsion, fakt ky që është konstatohet nga raportet e KE-së, Departamentit të Shtetit, biznesmenëve gjermanë dhe përfaqësuesve të huaj. Mickoski gjatë fjalimit të tij, tha se VMRO-DPMNE është në prag të fitores së madhe dhe se kjo fitore varet nga secili njeri. /SHENJA/