(VIDEO) Mickoski: Koha që BDI të shkojë në histori, mbështesim VLEN-in!

(VIDEO) Mickoski: Koha që BDI të shkojë në histori, mbështesim VLEN-in!

VMRO-DPMNE dhe ZNAM në zgjedhje lokale do të garojnë me lista të ndara për këshilltarë komunal megjithatë, bisedimet vazhdojnë që partitë të mbështesin kandidatët e njëra tjetrës për kryetar Komunash, deklaroi kryeministri, i cili ishte optmist për marrëveshjen përfundimtare.

Shtoi se VMRO-DPMNE-ja nga rrethi i parë në komuna të caktuara do të mbështesë kandidatët e koalicionit VLEN sepse sipas kryeministrit, BDI-ja duhet të mposhtet dhe të shkojë në histori, sepse nuk ka bërë asgjë për popullin 20 vite sa ka qenë në Qeveri.

HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

Sa i përket koalicionit VLEN, pres që nga rrethi i parë në komuna të caktuara ti mbështesim kandidatët e këtij koalicioni sepse besojmë fuqishëm që partia politike që për më tepër se 20 vite nuk bëri asgjë për qytetarët,dhe në vend se të merreshin me punë, dhe fokusi kryesor i së cilës ishte dhënja e liçencave për marihuanë, hapja e kazinove, blerja e qendrave tregtare, dyqaneve të shtrenjta në qendër të qytetit. Mendoj se ky subjekt duhet të jetë i mposhtur në këto zgjedhje dhe përfundimisht të shkojë në histori të skenës politike në vend.

Bashkëpunimin me VMRO-në në zgjedhjet lokale, nuk e përjashtojnë as nga koalicioni VLEN. Bilall Kasami ka deklaruar se VLEN është ende në fazën e analizës se cilët kandidat në cilat komuna do të kandidohen.

BILALL KASAMI – VLEN

Kur do të kemi një vendim për të gjitha komunat, përfshirë edhe Shkupin atëherë do të kemi edhe një qëndim sa i përket kandidatëve të tjerë, ajo që e kam thënë edhe në disa raste tjera po e përsëris edhe këtu që si koalicion Qeveritar ashtu siç ka qenë edhe në të kaluarën do të ketë do të kisha thënë bashkëpunim në drejtim të përkrahjes aty ku njëri kandidat i koalicionit do të shkojë në raundin e dytë apo në balotazh.

Kujtojmë, zgjedhjet lokale do të shpallen më 7 ose 8 gusht nga ana e kryeparlamentarit Gashi dhe pritet të mbahen më mes të muajit tetor të këtij viti. Kur jemi tek zgjedhjet lokale vlen të potencojmë se mbrëmë Aleanca e Arben Taravarit ka emëruar shef shtabi të zgjedhjeve lokale, deputetin e kësaj partie, Halil Snopçe. Ndërkaq as VLEN e as Fronti Europian ende nuk kanë zbuluar emrat konkret për komuna.

Mevludin Imerin/SHENJA/

MARKETING