(VIDEO) Mickoski kërkon durim për eurointegrimet, letrën se ka shkruar ende

(VIDEO) Mickoski kërkon durim për eurointegrimet, letrën se ka shkruar ende

Kryeministri Hristijan Mickoski ende nuk ka vendosur nëse do t’i dërgoj letër BE-së me propozime se si të vazhdojnë negociatat qasëse, të cilën e paralajmëroi para se të shkojë në Berli. Ai ka kërkuar për durim, duke thënë se,  hapat e nxituar janë gjithmonë një lëvizje e keqe. Ai tha se ende po bëhen analiza, në mënyrë që të mund të marrin një vendim me kokë të ftohtë.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

 “Ndoshta duhet t’i përpunojmë pak gjërat në mënyrë që të flemë me kokë të ftohtë dhe të marrim një vendim të vërtetë. Ju e dini se atje kishte zgjedhje së fundmi, kështu që është në rrjedh formimi i qeverisë së re, do të shohim si do të jetë me kryeministrin aktual, pastaj do të vijë presidenti i KE-së, kështu që kemi një takim të Komunitetit Politik Evropian në Budapest më 7 nëntor, kështu që le të bëjmë një analizë po, le të shohim se si funksionon e gjithë kjo. Nëse do t’ia dalim në këtë mënyrë të arrijmë qëllimin, nuk do të nxitoja të sjellja vendim”.

Duke komentuar deklaratën e fundit të nënkryetarës së Bullgarisë, Ilijana Jotova, e cila  tha se respektimi i të drejtave të njeriut është kyç në negociatat për anëtarësim në BE, Mickoski tha se, kjo duhet të vlejë edhe për shtetet anëtare, jo vetëm për kandidatët.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

“Unë u bëj thirrje të njëjtëve atyre që na japin këshilla të këshillojnë autoritetet bullgare që të lejojnë komunitetin maqedonas të paktën të organizohet në organizata joqeveritare. Ne nuk kërkojmë të jemi pjesë e Kushtetutës, të paktën me sa kam dëgjuar atje, por të jemi të organizuar në organizata joqeveritare. Është diçka që ata mund ta bëjnë në atë drejtim, sepse me sa di unë, Bullgaria si shtet është nënshkruese e Rezolutës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.

Jotova, dje gjatë një aktiviteti në Qystendil, porositi autoritetet e Maqedonisë që të lexojnë vlerat evropiane me mirëkuptim më të madh sepse siç tha ajo, nëse një shtet anëtar konsideron se vendi kandidat nuk respekton të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave, procesi drejt BE-së nuk mund të vazhdojë.
Teuta Buçi /SHENJA/

 

MARKETING