(VIDEO) Mickoski: Kërkesa për ndryshime kushtetuese, përrallë me peshkatarë!

(VIDEO) Mickoski: Kërkesa për ndryshime kushtetuese, përrallë me peshkatarë!

Lideri i opozitës maqedonase, Hristian Mickoski, vazhdon të përsërisë qëndrim e partisë së tij, për sa i përket çëshjes se a do t’i votojnë ndryshimet kushtetese, ku nëse votohet bëhet edhe futja e bullgarëve në kushtetutë.  Mickoski thotë se kjo tani më është vetëm një përrallë. Ai tha se nëse ulet me pozitën në një tryez për të bisedua, e vetmja çështje siç thotë ai, është të dakordohen për datën e zgjedhjeve kur do të mbahen.

SINKRON:HRISTIAN  MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Ata hodhën poshtë kërkesat  e mia dhe tani kanë vetëm një gjë në tryezë – të bien dakord për një datë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjithçka tjetër është në pjesën e përrallave të peshkatarëve, gjegjësisht gënjeshtra dhe fantazia e këtyre njerëzve që edhe pak do të jenë pjesë e Qeverisë”.

Këto deklarata kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, i bëri para takimin me Ministrat e Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë,  të cilët kanë paralajmëruar takime me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ndërkaq, Mickoski para takimit me ministrat,  tha se do të ishte i zhgënjyer nëse e vetmja gjë për të cilën këta tre mysafirë të lartë do të vinin në Maqedoni dhe tema  do të ishte  ndryshimet kushtetuese.

HRISTIAN  MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Nëse dikush vjen këtu për të folur vetëm për ndryshimet  kushtetuese, atëherë vërtet do të zhgënjehem dhe do të ofendohem si qytetar i Maqedonisë, sepse në të gjitha anketat qytetarët e Maqedonisë nuk i vendosin ndryshimet  kushtetuese në dhjetë prioritetet kryesore”.

Ai theksoi se ofensiva diplomatike dhe bisedimet për çështje kushtetuese kanë vazhduar gjatë gjithë vitit. Ai thotë se nëse e respektojnë këtë popull dhe duan një të ardhme evropiane të Maqedonisë, atëherë do t’i kushtojnë më shumë rëndësi krimit dhe korrupsionit, mungesës së reformave, kaosit  në arsim, të shëndetësisë, gjendjes së keqe të fermerëve, emigrimit të të rinjve etj.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING