(VIDEO) Mickoski: Kemi krijuar 10.000 vende të reja pune

Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur nga TV SHENJA për deklaratën e zv.kryeministrit Arben Fetait se do të realizohen 2500 punësime të reja të shqiptarëve , tha se qeveria e re ka krijuar plotë 12.000 vende të reja pune, duke e rritur numrin e të punësuarve nga 690.000 në 702.000.
MARKETING
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Ne kemi më shumë se 10.000 vende të reja pune prej që jemi në qeveri dhe kjo është e qartë edhe nga enti shtetëror i statistikave nga 690.000 të punësuar në tremujorin e parë, kemi arritur në 702.000. të punësuar, ato janë 12.000 vende të reja punë të cilat I ka krijuar qeveria e re”.
Lidhur me punësimet sot reagim pati nga Aleanca për Shqiptarët, krahu I Taravarit, të cilët publikisht e pyetën zv.kryeministrin Izet Mexhiti, se sa shqiptarë janë punësuar nga 12 mijë vende aq sa ka deklaruar kryeministri Mickoski. Sipas tyre në të njëjtën ditë kur qeveria njëetnike e drejtuar nga VMRO-DPMNE miratoi Propozim-Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, institucionet shtetërore vazhduan të thellojnë diskriminimin dhe përjashtimin e qytetarëve shqiptarë nga administrata publike.
ALEANCA PËR SHQIPTARËT
“Nëpërmjet Agjencisë për Administratë, Fondi Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut shpalli konkurse për 23 vende pune, të gjitha të vendosura në rajonin lindor të vendit – zona ku nuk jetojnë shqiptarë. Kjo praktikë përjashtuese është shembulli më i qartë i asaj që nënkupton “përfaqësim i drejtë” në versionin e ligjit të Karakamishevës: 23 punësime për maqedonas, 0 për shqiptarë. E pyesim publikisht liderin e VLEN-it, Izet Mexhiti: Nga këto 12 mijë punësime, sa janë shqiptarë? “.
Ditë më parë zv/kryeministri Arben Fetai, deklaroi se për disa muaj janë duke u realizuar 2,500 punësime dhe 800 avancime të shqiptarëve, që siç tha ai janë më shumë se BDI për një mandat.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/