(VIDEO) Mickoski këmbëngul në zgjedhje të parakohshme, shpreson të disa deputetët të pushtetit

(VIDEO) Mickoski këmbëngul në zgjedhje të parakohshme, shpreson të disa deputetët të pushtetit

Lideri i partisë maqedonase VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i përshëndet sinjalet e disa prej deputetëve të shumicës parlamentare nga LSDM dhe BDI, që sipas tij,  duan që qeverisë aktuale t’i vij fundi. Mickoski thotë se sa më parë duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pasi deputet nuk duhet të jenë nën presion, ashtu sç janë tani nga BDI dhe LSDM.

Hrisitjan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMN-së

 “I përshëndes sinjalet që vijnë nga një pjesë  e deputetëve të LSMD-së dhe BDI-së, që me të vërtet duan t’i vij fundi dhe të mbarojë kjo qeveri, dhe se duhet të vijë një qeveri që do të zgjidhet nga populli. Besoj se qeveria e ardhshme nuk do të veproj si qeveria LSDM-BDI që kryejnë presion ndaj deputetëve, por do ti lënë deputetët ashtu siç tani japin sinjale ashtu edhe në të ardhmen të funksionojnë në korniza të parlamentit”

Micksoki akuzon pushtetin se nuk janë në gjendje të realizojnë invesitme kapitale, prandaj janë të nevojshme zgjedhet e parakohëshme.

Hrisitjan Mickoski, kryetar I VMRO-DPMNE

“Investimet kapitale janë në një nivel katastrofal, në një nivel shumë të ulët, sepse qeveria nuk ka kapacitet për projekt menaxhues. Kam parë që nga qeveria janë lavdëruar se kanë realizuar një nivel hitorik të investimeve kapitale gjatë vitit të kaluar, por deficit buxhetor është më i lartë për 140 milionë euro nga niveli i investimeve kapitale, që do të thotë se i gënjejnë qytetarët, me fjalë të tjera janë të nevojshme zgjedhje të parakohshme parlamentare”

Kreu opozitar gjithashtu  shtoi se LSDM kompaninë e EMV-së  e ka kthyer në humbësin më të madh duke vjedhur, por nënvizoi se qeveria e ardhshme e udhëhequr nga ata do ta kthejë kompaninë në rrugën e duhur dhe do t’i riparojë të gjitha problemet dhe dëmet që qeveria e LSDM-së i ka bërë në gjashtë  vitet e fundit në fushën e energjetikës.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING