(VIDEO) Mickoski jep llogari para deputetëve, mbulohet me parulla nga “Fronti Europian”
Seanca e parë e pyetjeve të deputëve të përbërjes së re parlamentare është shoqëruar me një aksion protestues nga ana e deputetëve të Bashkimit Demokratik për Integrim. Blloku opozitar shqiptar ka vazhduar me akuzat ndaj qeverisë se po bën politike proruse dhe në këtë mënyrë, gjatë kohës kur kryeministri Hristijan Mickoski doli në foltore për t’u përgjigjur në pyetjet e deputetëve, një pjesë e deputetëve të BDI-së, para foltorës duke shfaqur parulla protestuese, ku ka spikatur mesazhi: “Po Evropës, Jo Rusisë”. Këto akuza BDI i ndërlidh edhe me zhvillimet e fundit në aspektin eurointegrues të vendi. Kështu, gjatë seancën, deputeti Blerim Bexheti tha se, për rreth pesë muaj qevrisje, qeveria aktuale arriti ta ndajë vendin nga pakoja me Shqipërinë në procesin e integrimit. Ai pyeti kryeministri se, kur do të ndërmarrin aktivitetet e nevojshme për zhbllokim të procesit.
Blerim Bexheti, deputet i BDI-së
“Qytetarët e vendit sigurisht se duan të dinë se cila është alternativa e Maqedonisë së Veriut pas ndarjes nga pakoja me Shqipërinë në procesin e integrimit. Thjesht qytetarët pyesin ne si shtet, si qeveri – jemi me Rusinë apo me Evropën!? Dhe kur parashtrojë këtë pyetje, mendoj se opinioni duhet të dijë se kur planifikoni t’i procesoni ndryshimet kushtetuese, për të cilat ju vet keni theksuar se janë të padëmshme dhe partnerët që keni në Qeveri kanë dhënë afate kohore prej gjashtë muajsh”.
Tema e eurointegrimeve ishte edhe një ndër temat ku u fokusua edhe opozita maqedonase gjatë kësaj seance. Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe pyeti Mickoskin se a ka qeveria plan apo kornizë kohore për procesin eurointegrues.
Venko Filipçe, lideri i LSDM-së
“Nga viti 91 deri më tani, nuk ka pasur asnjë qeveri në Maqedoni që nuk ka punuar për Evropë. Përkundrazi, çdo qeveri e ka bërë atë në kuadër të kapacitetit dhe mundësive të saja dhe tani, për herë të parë kur Evropa është shumë afër, Mickoski dhe DPMNE e ndalojë rrugën që shumë gjenerata para nesh e kanë pritur. Mickoski nuk ka asnjë të drejtë të ndalojë rrugën drejtë BE-së. Ai dhe Qeveria e kanë futur trenin tekstualisht në borë, dhe nëse niset për në rrugë tjetër në vend të rrugës për BE, treni do të bie në humnerë”.
Ndërkaq, kryeministri iu pëegjigj deputetëve opozitarë me kundër akuza duke thënë se, vendi është në këtë gjendje që është sot për shkak të mënyrës se si kanë qeverisur LSDM dhe BDI. Ai siguroi se, qeveria po punon dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme që Maqedonia të anëtarësohet në BE.
Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së
“Kur ju flisni a jemi për Rusinë apo për Evropë, imagjinoni në çfarë situate kemi ardhur. Le të shohim kush çfarë ka bërë për Rusinë dhe kush për BE-në. BE-ja është vlerë në të cilën respektohen ligjet, dhe nuk poshtërohen qytetarët duke luajtur futboll, basketboll etj. BE nënkupton gjyqësor të pavarur, BE nënkupton vlera që këta zotërinj këtu përballë nuk e dinë as si duken, e lëre më të thirrne në ato vlera. I nderuar Blerim Bexheti, kjo Qeveri mund t’ju mbajë leksione për BE-në dhe vlerat që mbart BE-ja. Mund të mësoni se si është dashur më shumë se 20 vjet, duke shfrytëzuar privilegjet e pushtetit, të luftoni për vlerat e BE-së”.
Kujtojmë se, Bashkimi Evropian ndau Maqedoninë e Veriut nga pakoja me Shqipërinë për rrugën eurointegruese, me çka Shqipëria hapi kapitullin e parë më 15 tetor, ndërsa për vendin procesi mbetet i bllokuar, për shkak të mosmiratimit të ndryshimeve kushtetuese. Por përveç ndryshimeve kushtetuese, vendi përballet edhe me probleme serioze në fushën e sundimit të së drejtësi, pavarësimit të gjyqësorit dhe luftës së korrupsionit, gjë që u theksua edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian.
Teuta Buçi /SHENJA/