(VIDEO) Mickoski: Gjyqësorin duhet ta godasim në lule të ballit
“Deputetët e VMRO-DPMNE-së do të parashtrojnë iniciativë për shkarkimin e antarëve të Këshillit Gjyqsor, të cilët sipas bindjes sime të thellë, janë pjesë e sistemit i cili mbetet bastion kryesor i korrupsionit, padrejtësisë dhe zhgënjimit”. Kështu kryeministri Hristijan Mickoski shkroi në facebook-un e tij, një orë para se të mbante konferencën për shtyp. Pastaj ai deklaroi se nuk mund të bëhet shpërbërja e tërësishme e Këshillit, e as të detektohen anomalitë për një kohë të shkurtë, por siç thotë mund të zgjidhet një Këshill Gjyqsor që sipas tij, në mënyrë objektive, pa kufizime dhe interesa partiake do të mund ta zbardh këtë moçal politik.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Vlerësojmë se duhet të goditet në ballë, të mos tentojmë të improvizojmë, të bëjmë implante, e kështu me radhë, ndërsa goditja në ballë nënkupton që gjithçka që është në kompetenca, në këtë rast Kuvendi, është zgjedhja e atyre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, aty ku zgjidhen, aty të votohet interpelanca. E saktë është se edhe përkundër votimit të interpelancës, ata mund të mbesin pjesë e Këshillit Gjyqësor, nuk them se nuk është e saktë. Por në kushte që ai që të ka zgjedhur, të voton mosbesim dhe ti vazhdon të çosh inat, kjo nuk është mirë”.
Por, kryetari i Këshillit Gjyqsor Aleksandar Kambovski mbetet në qëndrimin se sipas ligjeve të deritanishme antarët e Këshillit Gjyqsor, mund t’i shkarkoj vetëm Këshilli.
Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit Gjyqsor
“Çdo ligj i ri që i mundëson Kuvendit të shkarkoj antarë të Këshillit Gjyqsor, do të sjellë ndikim politik ndaj këtij trupi. Praktika të ngjajshme, me përvoja negative, ka pasur edhe në 3 dekadat e kaluara. Edhe ne jemi pjesë e grupit punues për ndryshimin e Ligjit, por jemi kundër që pushteti ligjvënës të mund të ndryshojë antarët tanë”.
Për këtë çështje kanë reaguar edhe partitë politike. Kryetari i LSDM-së opozitare Venko Filipçe thotë se nuk duhet të lejojmë partizim dhe okupim nga ana e pushtetit.
Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së
“Janë të nevojshme reforma thelbësore në gjyqsor dhe këtë presin qytetarët. Por, reforma që do të nënkuptojnë një gjyqësor të pavarur dhe efikas që do të sigurojë drejtësi. Nuk duhet të lejojmë që drejtësia që qytetarët kërkojnë të kthehet në një partizim dhe okupim të ri përmes largimit të Këshillit Gjyqësor nga qeveria”.
Ndërkaq, Talat Xhaferi nga Fronti Evropian në pres konferencën e sotme, nuk e pa të arsyeshme që të përgjigjet në asnjë pyetje politike dhe njejt u shpreh edhe për çështjen e shkarkimit të antarëve të Këshillit Gjyqsor.
Talat Xhaferi, Fronti Evropian
“Është procedurë parlamentare, ajo i takon parlamentit. Atje duhet të drejtoheni”.
Përndryshe, ideja fillestare e kryeministrit Hristijan Mickoskit, qysh edhe para se të vinte në pushtet ishte shpërbërja e Këshillit Gjyqsor dhe e Këshillit të Prokurorëve, e cila është komentuar dhe kundërshtuar gjerësisht.
Emine Ismaili /SHENJA/