(VIDEO) Mickoski: Edhe me flamur të artë nëse votohen ndryshimet e kodit penal, kriminelët do të përgjigjen
Edhe me flamur të artë t’i sjellin ndryshimet e ligjit, ju premtoj se secili që ka kryer krim, do të përgjigjet. Kështu e komentoi kryetari i VRMO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, propozimin e Qeverisë për ulje të denimeve të personave zyrtar, në rast të keqpërdorimit të autoritetit dhe pushtetit zyrtar.
LSDM dhe BDI siç tha Micskoski, po bëhen gati për opozitë dhe krimin që e kanë bërë për gjashtë vjet duan që në këtë mënyrë ta fshehin.
Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së
“Do ju them dy gjëra që janë me rëndësi të dihen. Puna e parë është se Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, po përgaditen për opozitë. Përse po përgatiten për opozitë? Sepse kështu, në mënyrë kontrabanduese me keqpërdorim të flamurit evropian duan t’i sjellin ndryshimet në Kodin Penal, përgjithësisht nga dy arsye, njëra sepse përfshin pjesën për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe e dyta sepse kjo është bashkim kriminal”.
Kryetari Mickoski u shpreh se pas rënies së kësaj qeverie kriminele, të gjithë ata që kanë bërë krim, premton se do të japin llogari.
Emine Ismaili /SHENJA/