(VIDEO) Mickoski e Fillkov bëhen bashkë në ironinë ndaj Kasamit

(VIDEO) Mickoski e Fillkov bëhen bashkë në ironinë ndaj Kasamit

Deklaratat e fundit të njërit prej liderëve të VLEN-it, Bilall Kasami, ku tha se ministri i Drejtësisë Igor Fillkov mund të përfshihet në rikonstruim të Qeverisë, ka ngjallur reagime ironike në mes partnerëve të koalicionit qeverisës, gjegjësisht VMRO-DPMNE, ZNAM dhe VLEN.  Se a do të ndodhë me vërtet kjo,  kryeministri Hristijan  Mickoski u përgjigj shkurt, por me ironi të dukshme, duke sugjeruar  që pyetja të drejtohet për Kasamin

SINKRON:HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Nuk e di, ndoshta duhet ta pyesni zotëri Bilall Kasami”. (Me Titra)  

Me të njejtën dozë të Ironisë  ndaj Kasamit, u përgjigjë edhe Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov.

SINKRON: IGOR FILKOV, MINISTËR I DREJTËSISË

“Kur të jetë Bilall Kasami kryeministër, atëherë ndoshta ai do të tregojë kush do të jetë ministër e kush jo. Deri atëherë, sundimi i ligjit, respektivisht respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve, do të vlejë për të gjithë”.

Kujtojmë se kreu i Lëvizjes Besa dhe njëherësh njëri ndër krerët e VLEN-it, Bilall Kasami, në një emision në Televizionin 21 të mërkurën  tha Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov me deklaratat e tij për kërkesën e studentëve shqiptarë që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në shqip, po përpiqet ta mbulojë dështimin e tij me tema etnike, ndërsa paralajmëroi  se Fillkov do të përfshihet në rikonstruimin e Qeverisë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING