(VIDEO) Mickoski: Duhet të ketë përgjegjësi për përgjimin

(VIDEO) Mickoski: Duhet të ketë përgjegjësi për përgjimin

Çështja e aferave të përgjimeve nuk ka kaluar pa u komentuar edhe në ditën festive të pavarësisë së RMV-së. Kryeministri Hristijan Mickoski duke folur për këtë tha se nuk është në pyetje se nëse materialet do të deklasifikohen, pyetja e vërtetë është se si të parandalohen keqpërdorimet. Ai tha se kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur do të ketë llogaridhënie.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Është monitoruar dhe përgjuar që nga vitet e 90. E njëjta strukturë, pothuajse të njëjtët njerëz dhe operativë, të afërt me qeverinë e mëparshme, operojnë me sistemin. Me hapa të tillë, po sulmohen themelet e demokracisë, po sulmohet rendi kushtetues dhe pasojat e një sistemi të tillë të shtrembëruar jo vetëm që shkatërrojnë breza njerëzish, por edhe rrezikojnë të gjithë vendin”.

Ai thekosi se të gjitha materialet dhe informacionet në lidhje me përgjimin e paligjshëm i janë dorëzuar Prokurorisë dhe tha se do ta ndjekë nga afër këtë rast.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Të gjitha materialet nga institucionet dhe informacionet në lidhje me ndjekjen e paligjshme, dyfish nga të dyja agjencitë e sigurisë, i janë dorëzuar prokurorisë. Ne i dimë kapacitetet e tyre të dobëta dhe besimin e ulët tek ata, por do ta ndjekim këtë rast nga afër dhe vetëm që ata ta dinë – kjo çështje nuk do të fshihet nën qilim”.

Mickoski tha se thirrja për deklasifikimin e dokumentacionit të përgjimeve nënkupton frikë dhe panik nga ana e atyre që bëjnë thirrje për një gjë të tillë dhe si një justifikim për të defokusuar publikun.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING