(VIDEO) Mickoski: Do t’i japim përparësi energjetikës

(VIDEO) Mickoski: Do t’i japim përparësi energjetikës

Siguria energjetike dhe energjia e gjelbër janë dy prioritetet që do të kenë për të tejkaluar politikat partiake, deklaroi sot ambasadorja amerikane në vend Angela Ageler. Duke iu drejtuar edicionit të shtatë të Forumit të Energjisë të mbajtur në Shkup, Ageler theksoi se Maqedonia e Veriut është rikuperuar në masë të madhe nga mjedisi i paqëndrueshëm energjetik, por ka ende sfida reale përpara.

ANGELA AGELER, AMBASADORE AMERIKANE

Me interkonektorin Maqedonia e Veriut do të jetë në gjendje të ndërtojë termocentrale me gaz dhe të lehtësojë tranzicionin e vendit nga qymyri në burime të tjera. Maqedonia e Veriut ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për zbatimin e tranzicionit të gjelbër. RMV duhet të përfundojë gazsjellësin greko-maqedonas, i cili do të eliminojë varësinë nga Rusia dhe kërcënimet për ndërprerje të caktuara të furnizimit”.

Ambasadori europian David Geer tha se Maqedonia e Veriut përgatiti shumë strategji dhe dokumente, krijoi politika, por tani fokusi duhet të jetë zbatimi. Ai theksoi se vendi duhet të harmonizojë urgjentisht legjislacionin e tij kombëtar me standardet dhe legjislacionin më të fundit të BE-së për burimet e rinovueshme dhe efikasitetin e energjisë, në mënyrë që të mbajë hapin me tendencat e zhvillimit të BE-së.

DAVID GEER, EUROAMBASADOR

Duke shikuar para, ne duhet të ndërtojmë mundësitë ekzistuese. Maqedonia e Veriut ka shumë burime natyrore, erë, ujë, diell dhe ka një potencial të madh për t’i ushqyer ato si këto burime të rinovueshme. Të shohësh se çdo vit ka një përdorim në rritje të tyre është e mrekullueshme. Është i nevojshëm një koordinim efektiv ndërmjet institucioneve dhe të gjithë aktorëve përkatës, të mbështetur nga burimet njerëzore dhe financiare”.

Mandatari për kryeministër Hristijan Mickoski tha se efikasiteti energjetik do të jetë prioritet i qeverisë së ardhshme por edhe se përfundimi i gazsjellësit greko-maqedonas nuk do ta plotësojë fotografinë pa interkonektorë shtesë për Evropën Qendrore dhe Qendrore-Lindore. Sipas Mickoskit, paralelisht me tranzicionin energjetik, vendi do të duhet të ketë parasysh edhe aspektet sociale, por edhe për ngrohjen, sepse ndotja duhet të jetë ndër prioritetet kryesore.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING