(VIDEO) Mickoski: Do të takohemi me Sofjen në samitin e NATO-s

(VIDEO) Mickoski: Do të takohemi me Sofjen në samitin e NATO-s

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria para një përpjekje të re për të zgjidhur mosmarrëveshjet fqinjësore, të cilat kanë bllokuar rrugën eurointegruese të vendit. Kryeminsitri Hristijan Mickoski konfrimoi sot pas takimit me përfaqësuese e lartë të BE-së, Kaja Kallas se ka pranuar propozimin, që në kudër të Samitit të NATO-së që do të mbahet muajin tjetër, të mbahet një takim bilateral mes presidentëve të dy shteteve, Gordana Siljanoska Davkova dhe Rumen Radev, ku të dyja palët do të mund të shkëmbejnë argumentet para përfaqësuesve të BE-së, NATO-s dhe SHBA-së.

MARKETING

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

Ne e kemi pranuar atë dhe sot biseduam përsëri për këtë me zonjën Kaja Kallas dhe konfirmuar përcaktimin tonë që të qëndrojmë pas asaj që kemi thënë se e pranojmë këtë. Ne biseduam me presidenten Siljanoska, do të përgatitemi në mënyrën më të mirë që dimë dhe mendoj se është mirë të kemi një takim të tillë ku mund të dëgjohen argumentet e të dyja palëve, posaçërsht në margjinat e samitit të NATO-s, sepse ne jemi faktor stabiliteti dhe ashtu duhet të sillemi edhe në rajon. Fatkeqësisht, ka fuqi në rajon që duan të reflektojnë jo stabilitet. Dhe kur do t’i kishim të gjitha argumentet në një takim të tillë do të ishte shumë mirë”.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, shpresoj se mund të gjenden mekanizma që të zhbllokohet procesi i negociatave të vendit për anëtarësim në BE. Ajo tha se, nuk ka plan B për Maqedoninë e Verit, pasi shpresojnë se do të funksionojë plani A.

Kaja Kallas, përfaqësuese e lartë e BE-së

Vlerësoj se ka hapësirë ku do të mund të bëjmë diçka. Nuk do të hyja në detaje. Nëse ka përparim, atëherë do t’i publikojmë në opinion. Ne fokusohemi në planin A dhe përpiqemi që ai të funksionojë, sepse kur kaloni drejt planit B atëherë plani A del nga loja. Ndoshta tingëlloj sikur të flas me shofra. Por dua t’ju them se ende shpresoj se plani A do të funksionojë dhe do të jetë i suksesshëm. Punojmë për atë. Nëse jo, atëherë do të kalojmë në fazën e ardhshme”.

Maqedonia e Veriut ka mbajtur tre vite më parë seancën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, megjithatë ende nuk ka hapuj negociatat, për shkak të vetos nga e Bullgarisë. Sofja kërkon që Maqedonia të fut në kushtetutën e saj komunitetin bullgar për të zhbllokuar procesin, ndërkaq Shkupi kërkon garanca se vendi nuk do të përballet me kushte të tjera gjatë rrugës së anëtarësimit.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING