(VIDEO) Mickoski dhe Mexhiti decid: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

(VIDEO) Mickoski dhe Mexhiti decid: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Ndonëse opozita shqiptare insiston në zgjedhje të parakohshme parlamentare pas atyre lokale, kryeministri Hristian Mickoski nuk mendon njëjtë. Ai ka ripërsëritur qëndrimin se zgjedhjet lokale do të fitohen nga koalicioni I shumicës që përbën qeverinë dhe se kjo përbërje ka mandate të plotë 4 vjeçarë dhe nuk po mendon për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Mickoski tha se këto tema paraqiten në opinion nga Bashkimi Demokratik për Integrim, parti e cila me flluska të tilla po mundohet t’i mbajë gjallë aktivistët e sajë.

HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

Jemi kundër zgjedhjeve të parakohshme, megjithatë, anketat tregojnë se nëse ka zgjedhje të parakohshme VMRO-DPMNE do të kishte më shumë se 61-63 deputet. Shumicë stabile, me agjendë të pastër reformuese. Por të mos të gënjehemi, zgjedhjet e parakohshme nënkuptojnë humbje kohe. BDI-ja po e përmend këtë temë për të siguruar votat klienteliste duke gënjyer mbështetësit e tyre se do të bëjnë koalicion me VMRO-në. Ju them, tek unë si kryetar i qeverisë, para se gjithash si njeri të rëndësishme janë principet dhe jo kombinimet”.

Se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme e thotë edhe zv.kryeministri Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN

IZET MEXHITI

Kemi program dhe prioritete të përcaktuara, dhe po punojmë intenzivisht në realizimin e tyre. Si koalicion qeverisës, jemi kundër zgjedhjeve të parakohshme sepse mendojmë se janë harxhime të panevojshme”.

Ndryshe, tema për zgjedhje të parakohshme po përmendet gjithnjë e më tepër nga eksponent të opozitës shqiptare duke pretenduar se Qeveria është jo legjitime dhe se koalicioni VLEN është bërë pjesë e sajë si humbës i zgjedhjeve dhe nuk është respektuar parimi, fitues me fitues.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING