(VIDEO) Mickoski: Dëshirojmë ta sjellim Evropën në shtëpi

(VIDEO) Mickoski: Dëshirojmë ta sjellim Evropën në shtëpi

“Rruga jonë drejt Bashkimit Evropian është më shumë se thjesht harmonizim i ligjeve – është ndërtimi i institucioneve që funksionojnë sipas standardeve evropiane”.  Kështu ka theksuar kryeministri Hristijan Mickoski në hapjen e ngjarjes së sotme “Stërvitje gjenerike për nëpunës administrativë”, që po mbahet në Shkup.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Rruga jonë drejt Bashkimit Europian është më shumë se harmonizim i ligjeve – është krijimi i institucioneve që punojnë sipas standardeve evropiane. Këto trajnime janë dëshmi që nuk presim të na thuhet se çfarë të bëjmë. Ne jemi gjenerata që ka marrë iniciativën dhe dëshiron të sjellë Evropën në shtëpi përmes një sektori publik bashkëkohor”.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Nuk ka shtet modern pa administratë moderne. Nuk ka ekonomi të përparuar pa sektor publik funksional. Nuk ka besim në institucione pa nënpunës profesional, përgjegjës dhe motivues. Kur themi “investimi tek nëpunësit administrativë është investim në të ardhmen e sektorit publik”, ky nuk është vetëm sllogan, ky është vizioni dhe detyrimi ynë para qytetarëve”.

Mickoski u zotua se do të krijojë një sektor publik që nuk do të jetë vetëm një aparat i shtetit, por siç tha ai,  një motor zhvillimi, partner i qytetarëve dhe garanci për të ardhmen evropiane të atdheut.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING