(VIDEO) Mickoski: Bruto prodhimi vendor pritet që të arrijë në 4 për qind

(VIDEO) Mickoski: Bruto prodhimi vendor pritet që të arrijë në 4 për qind

Kryeministri Hristijan Mickoskit thotë pret që viti 2025 të jetë më i suksesshëm se viti 2024, me rritje të Bruto Prodhimit Vendor 3.5 apo 4 %, investime mbi një miliardë euro dhe deficit buxhetor nën 4 %. Mickoski tha se viti 2024 po mbyllet me rezultate mbi prishtmëritë.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Pres që parametrat në ekonomi në vitin 2025 të jenë më të mira se ato të vitit 2024 dhe rritja e Bruto Prodhimit Vendor të arrijë afër 4 % ,pra kryesisht 3,5 apo 4 %, edhe pse ai i parashikuar është 3,7%. Vitin 2024 po e mbyllim me rezultate ekonomike më të mira se sa pritej”.

Mickoski tha se pret që niveli i investimeve të huaja të kalojë 1 miliard euro në vitin 2024 dhe një shumë edhe më të madhe në vitin 2025. Lidhur me buxhetin deficitar tha se pret të jetë nën 4%.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Për vitin 2025 presim të jetë nën 4 %. Me të vërtetë do të kemi parametra të mirë financiarë, do të jemi në mesin e pesë-gjashtë ekonomive të para me rritje më të shpejtë dhe do të kthehemi në vendet ku ishim para 10 viteve kur është në pyetje ekonomia”.

Në pritshmëritë e tij ekonomike, Mickoski duke iu referuar projekteve të infrastrukturës tha se projektet e nisura, në vitin 2025 do të përshpejtohen ose përfundojnë dhe se ndërkohë do të zhvillohen projekte të reja.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING