(VIDEO) Mickoski: BDI të përgatitet për përgjegjësi, për zgjedhje kur të vijë koha

(VIDEO) Mickoski: BDI të përgatitet për përgjegjësi, për zgjedhje kur të vijë koha

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka deklaruar se e pranon idenë e kryeministrit Hristijan Mickosit për zgjedhjet e dyfishta. Ai tha që kryeministri Hristijan Mickoski le të bëhet gati sepse pas një viti do të përballen me zgjedhje të dyfishta.“Mickoski dje vetë deklaroi se sot 1 vjet të jemi në zgjedhje të parakohshme parlamentare, le të përgatitet mirë për në fushë të mejdanit”, tha Ahmeti.

ALI AHMETI KRYETAR I BDI-SË

Ai dje deklaroi se në tetor të vitit të ardhshëm, sot 1 vjet të jemi në zgjedhje të parakohshme të jashtëzakonshme bashkë me ato lokale. Hristijan Micksoki këtu është para prove, a është burrë që i mban fjalët apo vetëm e ka thënë për të friguar opozitën maqedonase. Opozita maqedonase duhet të jetë e guximshme sepse nuk kanë çfarë të humbin, le të përgatitet mirë sot 1 vjet në fushë të mejdanit me VMRO-në, ne në fushë të mejdanit me të gjithë ata që nuk mendojnë si ne dhe ata që nuk mendojnë si ne sot hiqen si përfaqësues të shqiptarëve në institucionet e shtetit”.

Kryeministri Hristijan Mickoski sot i pyetur lidhur me deklaratën e Ahmetit tha se BDI fillimisht duhet të përgatitet për përgjegjësi, ndërsa për zgjedhje do të përgaditen atëherë kur të vijë koha.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

E kuptoj që kryesia e BDI-së nuk dëshiron të jetë në opozitë, duke u frikësuar se më në fund e ndjejnë vendosmërinë e Qeverisë për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Ata dinë gjithçka që kanë bërë në 20 vitet e fundit, janë të vetëdijshëm dhe e dinë se ngadalë por sigurt se po vjen dita kur do të duhet të jenë përgjegjës. Prandaj, si pasojë e asaj frike, ata, do të thosha, marrin guximin në mënyrë joparimore dhe mendojnë se në këtë mënyrë do të magnetizojnë më shumë votues”.

Mickoski tha se kjo qeveri ka një mandat katërvjeçar dhe se mbi 600 mijë qytetarë qëndruan pas kësaj Qeverie dhe koalicioni gati gjashtë muaj më parë. “Prioriteti ynë, është të japim atë që qytetarët presin nga ne”, tha ai.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING