(VIDEO) Mickoski: Amendamentet kushtetuese nuk do të kalojnë

(VIDEO) Mickoski: Amendamentet kushtetuese nuk do të kalojnë

Qeveria zbaton politikën e ditës blej dhe shit në mënyrë që të mos ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, tha lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Në një intervistë në Tv Alfa ai ritheksoi se amendamentet kushtetuese nuk do të kalojnë. Mickoski tha se ka spekulime se dikush ka ndikim në grupin parlamentar të VMRO-DPMNE-së që t’i pranojë amendamentet kushtetuese, gjegjësisht, siç tha ai, një gjë e tillë nuk ekziston.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Talat Xhaferi tha se do ta ndërpresë seancën dhe më pas do të fillojë gjuetia e deputetëve, ato edhe tani janë ende në gjueti për deputetë, por pastaj do të fillojnë metodat joparimore. Janë duke u miratuar disa ligje për amnesti, kështu që ka pasur spekulime se këtu do të përfshihen persona që kanë qenë pjesë e ish-menaxhmentit të VMRO-DPMNE-së, të cilët kinse kanë pasur ndikim në mesin e disa deputetëve të grupit parlamentar, por një gjë e tillë nuk ekziston.”

Nga LSDM thonë se Hristijan Mickoski është në lëvizje për të vendosur nëse është për BE apo për izolim, pasi ministrat nga BDI kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre, të cilat do të hyjnë në fuqi menjëherë pasi deputetët e VMRO-DPMNE-së të votojnë për amendamentet kushtetuese.

 LSDM

“Me këtë dhe me vendimet e miratuara paraprakisht të Bordit Qendror të LSDM-së, janë përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga Mickoski që VMRO t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese”.

Nga LSDM thonë se ndryshimet kushtetuese kanë hyrë në procedurë parlamentare, janë shpallur publikisht dhe pasi përmbajtja e tyre bëhet publike, askush, përfshirë edhe Mickoskin, nuk ka asgjë kundër ndryshimeve të tilla. Deputetët e VMRO-DPMNE-së të japin mbështetje për ndryshimet kushtetuese dhe vazhdimin e rrugës evropiane, thonë ata. “Me votën për Evropën në Kuvendin e Maqedonisë, Mickoski dhe VMRO-DPMNE mund të tregojnë se janë vërtet për agjendën evropiane, se agjenda evropiane është gjithashtu maqedonase, në vend që të ngecë dhe të bllokojë”, thonë nga LSDM.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

MARKETING