(VIDEO) Mickoski: 95% e gjykatësve dhe prokurorëve janë njerëz të ndershëm

(VIDEO) Mickoski: 95% e gjykatësve dhe prokurorëve janë njerëz të ndershëm

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nuk kanë emra se kush mund të jetë në vendin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, për të cilët u dha votë mosbesimi para dy ditësh në Kuvend. Ai thekson se interpelancat janë bërë për shkaqe principiele dhe për faktin se besimi i qytetarëve në gjyqësor është vetëm 2%. Kryeministri shtoi se ata “luftën” e kanë me ata gjykatës dhe prokuror që vazhdojnë të jenë siç i quajti ai shërbëtorë partiak dhe jo me shumicën dërrmuese të punonjësve gjyqësorë sepse të tjerët e bëjnë punën e tyre me ndershmëri.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“95% e gjykatësve dhe prokurorëve janë njerëz të ndershëm që e bëjnë punën e tyre, që akuzojnë sipas ligjit dhe gjykojnë sipas ligjit. Por, fatkeqësisht ka edhe prej atyre që kanë mbetur shërbëtorë partiak, ata janë shërbëtorë të besueshëm të atyre të cilët në atë kohë i kanë propozuar për në ato vende në të cilat janë zgjedhur. Posaqësrisht do doja të potencoj sjelljen e një prokurori, i cili para disa ditësh në vend që mbrojtës i sundimit të lligjit dhe drejtësisë, zgjodhi të jetë shërbëtor i besueshëm të një partie e cila ka qenë gjatë në pushtet”.

Pasi që në Kuvend u votuan interpelancat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësorë nga deputetët e shumicës parlamentare dhe të Levicës opozitare, nga partia e VMRO-së tani kërkojnë që anëtarët e Këshillit të japin dorëheqje, sepse siç thonë, ata nuk kanë më legjitimitet demokratik për të punuar dhe vendosur.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

MARKETING