(VIDEO) Mexhiti: Thyhet miti se nuk mund të ketë qeveri pa Ali Ahmetin

(VIDEO) Mexhiti: Thyhet miti se nuk mund të ketë qeveri pa Ali Ahmetin

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, i ftuar në “Intervistë në SHENJA”, deklaroi se qeverisja e tyre është pragmatike, praktike dhe e veprimit për ta ndje ndryshimin. Ai tha se qasja e tyre tashmë nuk do të jetë vetëm ndërrimi i figurave por do të jetë politik, gjë që do ta ndjej qytetari, biznismeni, arsimi. Mexhiti theksoi se Qeveria e ardhshme parashikon mbylljen e problemeve elementare të komunave, për t’ju afruar standardeve evropiane.

IZET MEXHITI, KRYETAR I LËVIZJES DEMOKRATIKE

Qeveria e ardhshme për të mbyllur temat e nevojave elementare do të ndahen 1 miliard euro në katër vitet e ardhshme për projekte konkrete komunale, ku vitin e parë do të jenë 250 milionë euro, dhe përqëndrimi jonë ka qenë që të marrim 30% e asaj, që nëse e shndërrojmë në numra të jetë diku 70 milionë euro në vit, që mund të zgjedhim mjaft probleme komunale pa dallim se kush i udhëheq ato komuna”.

Sa i përket rezultatëve të zgjedhjeve, kryesisht në Çair, Mexhiti tha se nëse hiqen votat e komuniteteve, mendon që në mënyrë absolute është fitues në vendbanimet shqiptare. E me këtë ai shtoi se tani do të thyhet edhe miti i fundi se në Maqedonin e Veriut mund të bëhet Qeveri edhe pa Ali Ahmetin.

IZET MEXHITI, KRYETAR I LËVIZJES DEMOKRATIKE

Ky do të jetë miti i fundit, sepse shqiptarët mendojnë 20 vite ky ka qenë në qeveri dhe është e patjetërsueshme që të jetë. Kur do ta shohin se nuk do të jetë më do thyhet miti i fundit për Ahmetin”.

Sa i përket debatit për legjitimitetit, se kush e ka atë, Mexhiti, tha se në kampin politik shqiptarë, aty ku gravitojnë shqiptarët, ka pasur vetëm një koalicion që është VLEN. Sipas Mexhitit, fitues nuk mund të jetë Fronti Evropian për shkak se ka dalë prej kufijve etnik.

Ai shtoi se nuk do të merren më me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, pasi që tani më janë në prag të formimit të Qeverisë, programit dhe u duhet të fokusohen në në përgjegjësitë që kanë marrë. Mexhiti tha se BDI tashmë është një kapitull i mbyllur për të. /SHENJA/ 

 

MARKETING