(VIDEO) Mexhiti thumbon Taravarin, buka e thyer nuk ngjitet as me takime as me afate

(VIDEO) Mexhiti thumbon Taravarin, buka e thyer nuk ngjitet as me takime as me afate

Kur shkelet fjala e dhënë, është thyer buka. E buka që thyhet nuk ngjitet. As me takime të njëpasnjëshme, as me afate një mujore”. Kështu shkruan zëvendëskryeministri, njëherit njëri prej liderëve të koalicionit VLEN, Izet Mexhiti , një ditë pasi Arben Taravari u takua me kryeministrin Hristijan Mickoski.

Izet Mexhiti, kryetar i LD-së

Fjala e dhënë, besa, është një nga shtyllat kryesore të kodit të nderit ndër shqiptarë. Besa është besimi, ndershmëria dhe përgjegjësia ndaj fjalës së dhënë. Një njeri që jep besën, është lidhur moralisht dhe shpirtërisht për ta mbajtur atë premtim, edhe nëse kjo do t’i kushtojë shumë. Besa nuk është thjesht një zotim; ajo është një garanci nderi, që në histori ka qenë më e fuqishme se çdo dokument ligjor”.

Pas trazirave brenda koalicionit qeveritar, kryeministri Mickoski të hënën u takua me Taravarin. Sipas Mickoskit, janë dy opsione, njëra është ajo që e ofron kjo Qeveri – reforma, ndryshime, rezultate për qytetarët, opsioni tjetër sipas tij është ai që për më shumë se dy dekada e kriminalizoi shtetin, i shkatërroi institucionet dhe praktikisht e gjunjëzoi shtetin dhe qytetarët, duke shtuar se nuk ka opcion të tretë. Për Mickoskin, bashkëpunimi i Taravarit me BDI-në është i papranueshëm. Aktualisht Taravari mbetet pjesë e Qeverisë, por jo pjesë e koalicionit VLEN, edhe pse ai zyrtarisht nuk e ka kumtuar largimin nga koalicioni.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING