(VIDEO) Mexhiti thotë se Grubi e gënjen Ahmetin, ai i përgjigjet me këngë me çifteli

(VIDEO) Mexhiti thotë se Grubi e gënjen Ahmetin, ai i përgjigjet me këngë me çifteli

Vazhdojnë takimet e ndara me qytetarët nga funksionarët shtetëror dhe partiak të Bashkimit Demokratik për Integrim. Disa funksionarë të Bashkimit Demokratik për Integrim, të cilët bëjnë pjesë në të ashtuquajturin “Grupi i Zjarrit”, kanë takuar banorët  e lagjes Cetinska në Tetovë. Ndërkohë, zv kryeministri parë Artan Grubi,  mori pjesë në konakun folklorik “Rreth Oxhakut” të organizuar nga dega e BDI në Shuto Orizare. Nënkryetari i BDI-së dhe deputeti, Izet Mexhiti në profilin e tij në facebook ka shkruar se, kanë qenë në Tetovë për ta dëgjuar zërin e qytetarit tetovar. Mexhiti më tej shkruar se ata vetëm publikisht po e artikulojnë pakënaqësinë dhe mllefin që qytetarët nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari dhe gjitha vendbanimet shqiptare e kanë siç thotë Mexhiti, me këtë ekzekutiv të dështuar dhe arrogant.

IZET MEXHITI, NËNKRYETAR I BDI-SË

“Përveç që duam të dëgjojmë zërin e qytetarit tetovar, gjithashtu dërgojmë porosi të fuqishme se nuk jemi 2-3 të pakënaqur siç Artan Grubi e gënjen kryetarin Ali Ahmeti. Ne nuk duam assesi ta dëmtojmë BDI-në, nuk duam ta përçajmë që ajo të ketë fatin e PPD-së apo PDSH-së, përkundrazi duam BDI të forcohet dhe të kthehet te baza, të kthehet te origjina, të kthehet te qytetari, pa ministrat oportunistë të kryesuar nga Artan Grubi”

Ndërkohë, në konakun ku u këndua këngë me çiftelia, që mori   pjesë zv kryeministri i parë Artan Grubi, në linjë telefonike u inkuadrua edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili tha se  “dua të ju shoh gjithmonë të bashkuar”.

ALI AHMETI-LINJË TELEFONIKE-KRYETAR I BDI

“Kështu bashkë dëshirojë çdo herë t’ju shohë, me këngë, me përkujtim të historisë, me përkujtim të gjithë atyreve vlerave kombëtare që janë thesari i madh i yni dhe gjithmonë dëgjofsha mirë për ju të gjithë aty të pranishëm që jeni, paqi shëndet ju dhe familjet e juaja dhe gjithmonë për gëzime të shihemi dhe gjithmonë ashtu siç e keni pasur zakonë ju malsorët e Velesit të na kënaqeni me këngë përherë”.

Ka disa muaj që dy fraksionet e BDI-së organizojnë takime të ndara me qytetarët. Që të dyja palët thirren në emër të BDI-së.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING