(VIDEO) Mexhiti prezantoi projekt sportiv për Çairin

(VIDEO) Mexhiti prezantoi projekt sportiv për Çairin

Në kuadër të fushatës zgjedhore për Komunen e Çairit, kandiati I koalicionit VLEN, Izet Mexhiti ka paralajmëruar një projekt me të cilin pishinën e braktisur sportive në Çair ta transformojë në qendër të re moderne sportive dhe rekreative . Mexhiti njoftoi se ky do të jetë projekti më i madh sportiv në historin e Çairit.

IZET MEXHITI-KANDIDAT PËR KOMUNËN E ÇAIRIT

‘’ Kompleksi i ri do të përmbajë, sallë të madhe sportive për hendboll, volejboll, dhe baksetboll me kapaÇitet më së paku 300 spektatorë. Bbrenda saj do të ketë edhe qendër të mbyllur fitnesi, sallë për pingpong, sallë për sporte luftarake, si dhe hapsirë për klube të karatesë dhe boksit. Në pjesën e jashtme qendra sportive do të ketë fusha për futboll të vogël dhe dy fusha për basketboll të hapura dhe të qasme për të gjithë qytetarët”.

Mexhiti sqaroi se komuna e Çairit do të sigurojë bazën ligjore dhe institucionale për këtë projekt përnes partneritetit publiko privat, por nuk e përjashtoi edhe mundësinë që ta realizojnë nëpërmjet mjeteve të qeverisë për investmet kapitale në komuna. /SHENJA/

MARKETING