(VIDEO) Mexhiti: Përgjegjësit e skandalit në Onkologji do të japin llogari

(VIDEO) Mexhiti: Përgjegjësit e skandalit në Onkologji do të japin llogari

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ishte  i ftuari i parë për këtë sezon, në emisionin “Intervistë në Shenja”. Mexhiti gjatë emisionit ka folur për skandalin e fundit, më të përfolurin në opinion, atë në Klinikën e Onkologjisë. Ministri tha se hetimi për Onkologjinë vazhdon dhe se nuk munden  të zbulojnë më shumë detaje. Megjithatë, Mexhiti u shpreh i prerë se për këtë rast patjetër do ketë drejtësi.

FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Ne këtë rastë e kemi trajtuar me të vërtet me seriozitetin më të madh, jo vetëm kur doli në opinion këta indicie, neve kemi pasur indicie edhe përpara, edhe unë prej javës së parë si ministër kam pasur takim me drejtuesit dhe drejtorët e onkologjisë dhe normalishtë kam pyetur për proceset, kam pyetur për këta probleme dhe dikundi ne kemi inicuar, unë si ministër kam inicuar Inspektoratin Shtetërorë Sanitar të Shëndetësisë, që është në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, që të bëjë një kontroll në Klinikën e  Onkologjisë”.

Mexhiti u bëri apel qytetarëve që për rastin me keqpërdorimet në Onkologjinë të mos spekulojnë sepse, do të dëmtohen pacientët me kancer të cilët do humbin besimin në mjekësinë vendase dhe do të kërkojnë alternativa tjera jashtë Onkologjisë.

I pyetur nëse ka konflikt interesi mes familjarëve  sa i përket furnizimit me barna në disa klinika, duke përmendur kompaninë Panovski, i pari i Shëndetësisë thase gjithçka në aspektin ligjorë është legale dhe e rregullt.

FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË  

“Gjithsesi se kemi dëgjuar, është njëra prej kompanive bashkëpuntore e Ministrisë së Shendetësisë, jo prej tash, por që sa e mbajë mend mend une 30 vite. Jo nuk di un për onkologji, e di për hematologji, por është e mbuluar juridikishtë që d.m.th është gjithçka në rregull”.

Fatmir Mexhiti garantoi se prej kur ai  është emëruar në detyrën si  ministër, nuk ka pasur asnjë keqpërdorim, dyshimet siç thot ai, janë për të kaluarën.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING