(VIDEO) Mexhiti: Përfaqësimi adekuat në punësime do të bëhet sipas numrit të popullsisë

(VIDEO) Mexhiti: Përfaqësimi adekuat në punësime do të bëhet sipas numrit të popullsisë

 

Kryeministri Hristijan Mickoski ka theksuar sot se prioriteti i parë dhe kryesor është sigurimi i më shumë parave në buxhet sepse ai është i kufizuar. Ndërsa, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti thekson se qeveria që në fillim ka përcaktuar prioritetet ku për komunat do të ndahen 1miliard euro dhe se do të punojë në këto fusha në partneritet. Gjithashtu i bën thirje ministrit Goran Minçev që të mos merret me atë se sa shqiptarë do të punësohen pasiqë në mënyrë taksative përfaqësimi adekuat i të gjithëve, do të jetë në bazë të numrit të popullsisë.

Izet Mexhiti, ministrër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

I bëj thirrje ministrit Minçev, ka problem me zyret e tij, se ku të vendoset dhe si të vendoset, pra ka shumë prioritete, dhe e kisha lutur që mos të merret me provokime dhe me atë se sa shqiptarë do të punësohen. Në ligjin aktual, shkruan në mënyrë taksative, që përfaqësimi adekuat i të gjithëve, do të jetë në bazë të numrit të popullsisë, nuk shkruan rezident dhe jo-rezident”.

Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike, Mehdi Qyra deklaroi se në këtë takim është biseduar në lidhje me mjetet të cilat do të ndahen deri në 250 milion, kryesisht, me kushte të favorshme.

MEHDI QYRA, KRYETAR I ODËS EKONOMIKE TË MAQEDONISË SË VERIUT

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut dhe perëndimore do të jetë e hapur gjithmonë që të bashk;punojë me qeverinë e ardhshme, me mbështetjen tonë ne do të japim mundësitë tona që i kemi si staf edhe si odë ekonomike”.

Gjatë takimit u theksua se fokusi i qeverisë, është në segmentet e zhvillimit ekonomik, orientimin europian të shtetit, e në decentralizim.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING