(VIDEO) Mexhiti: Opozita po përballet me krizë identitare

“Kanë krizë identitare”, ky është vlerësimi i zv.kryeministri Izet Mexhiti për ribrendimin dhe ri-emërtimin e Frontit Europian në Aleanca Kombëtare për Integrim. Sipas Mexhitit, koalicioni VLEN është i unifikuar ndërkaq i përçarë është koalicioni opozitar nga i cili po ikin partitë politike. Mexhiti tha se koalicioni opozitar ka ndryshuar aq shpesh emrat saqë nuk mund njerëzit edhe ti njohin.
IZET MEXHITI – ZV.KRYEMINISTËR
“VLEN-i edhe para një viti ka qenë VLEN edhe sot është VLEN, të tjerët pra i ndërrojnë emrat her… edhe nuk i mbaj mennd më, Fronti Europian, Fronti Kombëtar, tash AKI, dmth, ato kanë problem me identitetin, po bashkohen disa forca politike që në të kaluarën janë përplasur keq dhe ju e shihni, është evidente që çdo ditë, dikush largohet nga ati, u largua PDT-ja, e cila ka qenë parti serioze u largua Menduh Thaçi, të shohim ditëve në vijim dmth, VLEN-i asnjëherë nuk ka qenë më unik”.
Ndonëse, Mexhiti i akuzon dhe thotë se janë përçarë, ndryshe këtë temë e komenton, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i cili sot ka zyrtarizar edhe llogon e re të koalicionit opozitar.
Sipas Ahmetit, kjo është besëlidhja e fitores, e besimit dhe e integrimit europian.Sipas Ahmetit, duart e bashkuara janë mesazhi se vetëm së bashku ndërtojmë të ardhmen që meritojmë.
ALI AHMETI – KRYETAR I BDI-SË
“Jetojmë në kohë jo të lehta dhe ne shqiptarët respektohemi gjithnjë e më pak nga qeveria aktuale, e cila nuk ka legjitimitet etnik shqiptar. Sot nevojitet bashkim, më së pari mes gjithë shqiptarëve, që duhet të bëhen bashkë për njëri-tjetrin, por edhe mes të gjithë atyre që nuk dorëzohen lehtë dhe që besojnë se në vendin tonë mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. E teksa bashkohemi, të mos harrojmë mësimet e së kaluarës së hidhur dhe ta mbajmë gjithmonë në mendje se e ardhmja jonë është integrimi në familjen e madhe europiane”.
Kujtojmë, pjesë e Aleancës Kombëtare për Integrim është edhe Aleanca e Arben Taravarit por në të nuk nuk janë edhe zyrtarisht Partia Demokratike Shqiptare e cila nuk merr pjesë në zgjedhje lokale po pjesë e AKI-së nuk do të jetë edhe Partia Demokratike Turke e cila në zgjedhje lokale do të garojë e vetme. Ndryshe, zgjedhjet lokale zyrtarisht do të mbahen më 19 tetor dhe në të veç subjekteve politike do të marrin pjesë edhe kandidatët e pavarur.
Mevludin Imeri /SHENJA/