(VIDEO) Mexhiti: Nuk e përjashtojmë mundësinë Menduh Thaçi t’i bashkëngjitet qeverisë

(VIDEO) Mexhiti: Nuk e përjashtojmë mundësinë Menduh Thaçi t’i bashkëngjitet qeverisë

Pavarësisht lëvizjeve të fundit politike, zv/kryeministri Izet Mexhiti, thotë se shumica qeverisese është stabile dhe se pritet të rritet edhe me deputetë tjerë nga Fronti Europian. Mexhiti  nuk e përjashton mundësinë që edhe kreu i PSDH-së. Menduh Thaçi t’i bashkohet Qeverisë.

MARKETING

IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINISTËR 

“Nuk e përjashtojmë asnjë”.

I pyetur në lidhje me deklaratën e kryetarit të ASH-së, Ziadin Sela, se nëse Struga nuk ju takon atyre në zgjedhjet lokale atëherë Fronti Europian nuk ka kuptim, Mexhiti tha se në  dhjetë vitet e fundit BDI mbijeton me përçarjen e opozitës dhe kjo po vazhdon për ta përçarë faktorin shqiptar.

IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINISTËR

“Ka një rregull, ai që përçan, përfundon nga përçarja”.

Ndërkaq, sa i përket modelit për një njësi zgjedhore, zv.kryeministri tha se janë duke disktuar brenda koalicionit, ku ka shumë mendime të ndryshme, ndërsa ditët në vijim tha se do të dalin me qëndrim konkretë.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

MARKETING