(VIDEO) Mexhiti: Nga viti i ardhshëm “Qendra Klinike” do të funksionojë me vetëm një drejtor

(VIDEO) Mexhiti: Nga viti i ardhshëm “Qendra Klinike” do të funksionojë me vetëm një drejtor

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti  informoi se  nga viti i ardhshëm Qendra Klinike do të funksionojë vetëm me një drejtor që do të menaxhojë të gjitha klinikat.

Mexhiti  pret që të hiqen vendet e punës për drejtorët ekonomikë të Klinikave në Shkup dhe Qendra Klinike të funksionojë me një drejtor nga viti 2024.

FATMIR MEXHITI

Që nga dita e parë kam punuar shumë për këtë problem dhe ky është problemi im më urgjent që dua ta zgjidh si kabinet, si ministry. Ne dëshirojmë që njëherë e mirë ta rregullojmë funksionimin e Qendrës Klinike,  për ta bërë atë të funksionojë shumë më lehtë, në mënyrë më adekuate dhe më efektive. Pra, nga 1 janari 2024 duhet të fillojë të funksionojë një qendër klinike me drejtor të përgjithshëm, ose si do të jetë modaliteti, varësisht si do të merremi vesh.

Ai theksoi se synimi është që pacientët të kenë shërbim më të mirë shëndetësor, dhe punonjësit shëndetësorë të funksionojnë më lehtë.

Pyetjes së një gazetari nëse kjo do të thotë se do të shfuqizohen  drejtorët organizativ  apo drejtorët ekonomikë, ai është përgjigjur pozitivisht.  Ministri beson se atëherë gjërat do të prokurohen në sasi dhe me çmim më të lirë dhe do të ketë bashkëpunim më të mirë mes klinikave.

Mexhiti tha se nëse ne përpiqemi të shkojmë drejt Bashkimit Evropian nuk ka rrugë tjerët dhe “kjo duhet bërë një herë e mirë për të funksionuar siç duhet në aspektin shëndetësor”. /SHENJA/

 

 

 

MARKETING