(VIDEO) Mexhiti: Në Qeveri nuk flitet për stemën dhe himnin

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka thënë sot se partitë e koalicionit qeveritar nuk po zhvillon negociata në lidhje me himnin dhe stemën e shtetit, por edhe se nuk ka tema tabu dhe flitet për gjithçka që është në interes të qytetarëve dhe shtetit. Mexhitit tha se, në fokus kanë programin qeveritar ku janë të përcaktuara shtyllat e mandatit të tyre qeverisës.
MARKETING
Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër
“Marrëveshje politike ka që programin qeveritar ku janë të përcaktuara shtyllat siç janë zhvillimi ekonomik, standardi jetësor, integrimi në BE, kthimi i shtetit ligjor, decentralizimi, këto janë çdo ditë në fokusin tonë dhe jemi të përkushtuar tërësisht në këto shtylla. Për tjetër ska negocim, nuk ka marrëveshje politike, por si qeveri flasim, debatojmë pro dhe kundër gjithçka që është në interes të qytetarëve dhe shtetit, kjo është në nivel të bisedimeve, nuk ka tema tabu”.
I pyetur se, deri ku është përpilimi i ligjit për përfaqësim të drejtë dhe kur mundet të pritet që të jetë në Kuvend para deputetëve, Mexhiti tha se, është kah fundi, por nuk precizoi datë konkrete.
Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër
“Jemi kah fundi, nuk do të përmendim ditë. Pritet mbledhja e fundit, të formatohet propozim ligji dhe do të njotoheni”.
Kujtojmë se, në tetor të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi mekanizmin e “balancuesit”, i cili shërbente për përfaqësim të drejtë të komuniteteve në administratën shtetërore, pas raportimeve të ndryshme për keqpërdorimin e tij. Pas kësaj, qeveria premtoi se do të sjell ligj të ri për përfaqësim të drejtë, megjithatë kjo çështje po vazhdon të zvarritet.
Teuta Buçi /SHENJA/