(VIDEO) Mexhiti: Ndihmës së shpejt i shtohen edhe 22 automjete

(VIDEO) Mexhiti: Ndihmës së shpejt i shtohen edhe 22 automjete

22 vetura të reja për ndihmë emergjente mjekësore dhe punësim në mbarë vendin. Kështu ka bërë të ditur sot ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti gjatë vizitës së tij në Poliklinikën e Çairit. Ai sqaroi se disa nga ambulancat janë donacion nga Bashkimi Europian që priten të lansohen në javët e para të muajit janar.

FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSIS

“Shtatë nga ambulancat janë donacion nga Bashkimi Evropian dhe duhet të lansohen në javët e para të janarit si dhe ato që kemi porositur kur kam ardhur në kabinet, tenderi do të nënshkruhet diku në muajin janar, për 22 vetura”.

Ministri theksoi se do të ketë punësime të reja intensive nga muaji janar, numri më i madh do të jetë për infermieret por edhe në ambulancë kudo që ka deficit, në mënyrë që deficiti i punësimit të amortizohet.

FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSIS

 “Pas kësaj nuk do të kemi nevojë për aprovime nga financat dhe si ministri do të fillojmë me një sistemim të ri në mbarë vendin, ku ka nevojë, do t’i përfshijmë edhe këtë personel të gatshëm, shumë të rëndësishëm për shëndetësinë tonë”.

Mexhiti shtoi se gjatë përzgjedhjes së stafit do të zgjidhen më të mirët ndërsa sa i përket çështjes së barnave, ai theksoi se dhjetë barnat e para nga numri i ri dyshifror i barnave në listën pozitive, të përdorur nga pacientët me sëmundje kronike, do të përfshihen në javët e para të janarit ku me këtë, do të rishikohet ajo listë që nuk është rishikuar për mbi 13 vjet.

Përndryshe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, tha se këtë vite kanë bërë shumë ndryshime pozitive në sistemin e kujdesit shëndetësor dhe kështu do të vazhdojnë edhe në periudhën që vjen, duke investuar në punonjësit shëndetësor dhe në kujdesin e pacientëve. /SHENJA/

MARKETING