(VIDEO) Mexhiti: Ka marrëveshje të fshehtë ndërmjet Gruevskit dhe BDI-së

(VIDEO) Mexhiti: Ka marrëveshje të fshehtë ndërmjet Gruevskit dhe BDI-së

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot ka folur për akuzat e VMRO-DPMNE-së ndaj tij dhe kryetari të BDI-së, Ali Ahmeti, të cilët deklarojnë se se ish-kryeministri Nikolla Gruevski, atij dhe liderit të BDI-së Ali Ahmetit, i ka dhënë një USB dhe një zarf me dokumente, në të cilat dyshohet se kishte përmbajtje për ndryshime në Kodin Penal. Sipas Xhaferit, kjo është temë ditore politike e dikujt,  për të shmangur situatën reale.

TALAT XHAFERI,KRYETAR I KUVENDIT

“E thashë dhe do të them sërish,  kjo është temë ditore politike e dikujt për të shmangur situatën reale. Insinuatë dhe spekulim i pastër se kam marrë disa dokumente nga Gruevski. Nuk kam pasur asnjë komunikim, as nuk kam pasur nevojë për ndonjë komunikim me Gruevskin”.

Për këtë temë ka folur sot edhe fronti opozitar shqiptar. Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti thotë ka se marrëveshje mes BDI-së dhe Nikolla Gruevskit. Sipas Mexhitit, në rasti i USB, është i përgatitur qysh para nji viti.

IZET MEXHITI,KRYETAR I LEVIZJES DEMOKRATIKE

“Edhe ne kemi parashtruar disa pyetje të këtilla, nuk i kemi ato pabaza, d.m.th se ka bashkëpunim ndërmjet BDI-së dhe Nikolla Gruevskit, sepse un ngrita disa pyetje logjike, pse u deshtë Gruevski të ik nga Shqipëria dhe jo nga Sërbia, pse duhet të ndodhin tash këto ndryshime të kodit penal dhe për t’ia shly shumicën e veprave të tij, pse Sasho Mjallkovi është pikërishtë në burgun që e udhheqë BDI-ja dhe ka shumë tjera që ju mund t’i zbërthejni si media, ndërsa në USB, predentimet, informatat janë se pikërishtë këto ndryshime të Kodit Penal se cilat vepra duhet të fshihen, ligji për amnisti, të gjitha këto janë përgaditur një vitë më parë, që brenda një nate, apo dy netëve, ti kalojnë në procedurë urgjente, pra në Parlamentin Republikan nga kjo shumicë”

Në anën tjetër , zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në emisionin “360 gradë”,  është shprehur i  bindur se VMRO-DPMNE-ja ka materiale për Gruevskin. Sipas tij, momenti në të cilin VMRO-DPMNE  i nxjerr materialet, se ka  marrëveshje mes LSDM-BDI-së dhe ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, është për të bërë teatër me informata ekskluzive qesharake sepse sipas tij, partia opozitare tashmë në vitin 2019 dhe 2020 ka paraqitur materiale të ngjashme.

BOJAN MARIÇIQ, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

“Materialet e tilla ka plot, mundet çdo kush ta bëjë atë, ajo është një lloj analize nga Kodi Penal me sugjerime dhe materiale të tilla printojnë VMRO-DPMNE që nga 2019 apo 2020 kur u diskutua për Ligjin për Prokurorinë Publike. Dje dëgjuam nga Mickoski se e kanë pensionuar Prokurorinë Speciale Publike (PSP), ju kujtohet se atëherë kemi pasur biseda të vështira me ta për atë Ligj dhe diskutimin për Kodin Penal, pastaj e kanë hapur”.

Përndryshe, ditë më parë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski tha se kryetarit të BDI-së Ali Ahmetit dhe kryetarit të kuvendit Talat Xhaferi, iu është dhënë një USB nga Nikolla Gruevskit, që siç pretendohet ajo USB në vete mbanë bisedime të brendshme ndërmjet tyre. Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING