(VIDEO) Mexhiti: Jemi në bisedime me deputetët e Frontit

(VIDEO) Mexhiti: Jemi në bisedime me deputetët e Frontit

Edhe pse Aleanca për Shqiptarët, u largua fillimisht nga VLEN-i, e më pas edhe nga qeveria, zv/kryeministri, njëherësh dhe njëri ndër krerët e VLEN-it, Izet Mexhiti, thotë se për momentin Qeveria ka shumicë stabile dhe tashmë sipas tij, ka numër të njejtë të deputetëve. Mexhiti tha se e dhe në pjesën shqiptare ka legjitimitet dhe numër të njejtë, pasi siç tha, edhe pa Taravarin kan 13-14 deputetë.
Në pyetjen e gazetarëve se nëse ata do të veprojnë si pjesë e grupit të deputetëve të Vlen-it, Mexhiti theksoi se një pjesë janë nga shumica dhe nga Fronti evropian dhe tha se do të kenë mbështetje për Qeverinë.

MARKETING

IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINISTËR

Dhe asnjëri nga faktorët brenda Vlen-it nuk mund të thotë se i ka ato 107 vota në xhep. Sepse ka vota edhe të kahëzuara drejt opozitës të cilët dolën të votojnë për ndryshim dhe shpresë. Kaloi në anën tjetër Taravari, por jo edhe i tërë subjekti politik. Këto ditë e shihni se ka tensione, ka mendime të ndryshme, tërhiqen anëtarë të shquar të Aleancës për shqiptarët dhe mendoj se shumica e anëtarësisë së Aleancës për shqiptarët do të mbeten në Vlen sepse ata kontribuuan për fitore dhe për këto ndryshime dhe nuk do të lejojnë për shkak të interesave personale të kthehen tek Bashkimi Demokratik për Integrim”.

Ndërkaq, Mexhiti kumtoi se këto ditë janë në negociata për disa opsione politike, për resorin e Shëndetësisë pas largimit të Arben Taravarit dhe në bazë të asaj, ai tha se do të japin propozim të ri për ministër.

IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINISTËR

Mendoj edhe për individë të tjerë, grupe, subjekte politike të cilët janë jashtë Vlen-it – në kaudër të Frontit evropian, të cilët janë opozitë dhe nodshta do të kalojnë nga ana tjetër”.

Megjithatë, kreu i LD-së, nuk saktësoi nëse kjo do të thotë se po negociojnë edhe me Ziadin Selën, lider i krahut të Aleancës për shqiptarët e cila është pjesë e Frontit evropian të kryesuar nga BDI, për të cilin, është folur shumë në opinion se pas largimit të Taravarit, Sela dhe partia e tij, ka gjasa t’i bashkohet shumicës qeverisëse. “Negociojmë me disa dhe do t’ju njoftojmë kur do të ketë rezultate konkrete, sigurisht javën e ardhshme”, u shpreh Mexhiti.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING